Athletic Bilbao ka marrë një fitore të madhe 3-0 ndaj Atlético Madridit në “San Mamés”, duke vendosur gjithçka me një fillim të furishëm të pjesës së dytë.
Pas një pjese të parë më të ekuilibruar, vendasit goditën dy herë brenda pak minutash. Nico Williams zhbllokoi rezultatin në minutën e 46-të, ndërsa Robert Navarro dyfishoi avantazhin vetëm dy minuta më vonë.
Simeone reagoi me disa ndryshime dhe hodhi në fushë edhe Julián Álvarez, i cili u rikthye pas situatës së tensionuar të ditëve të fundit. Argjentinasi pati një nga mundësitë më të mira të Atleticos, por u ndal nga Unai Simón.
Në fund, Oihan Sancet realizoi edhe golin e tretë, duke vulosur një fitore të thellë për Athletic Bilbao. Atlético largohet kështu i goditur nga “San Mamés”, vetëm pak ditë përpara sfidës së Champions League ndaj Liverpoolit në “Anfield”.











