Karim Benzema nuk e ka harruar Real Madrid dhe presidentin që e solli në “Santiago Bernabéu”. Ish-sulmuesi madrilen ka publikuar në Instagram një foto me Florentino Pérez, ku në mes shfaqet edhe “Topi i Artë”.

Postimi vjen në një moment të rëndësishëm për Real Madrid, pasi klubi ndodhet në fushatë zgjedhore. Anëtarët e klubit do të zgjedhin presidentin më 7 qershor, ndërsa Florentino Pérez dhe Enrique Riquelme janë në garë për drejtimin e klubit për katër vitet e ardhshme.
Benzema, i transferuar te Real Madrid nga Florentino në vitin 2009, ka zgjedhur të tregojë publikisht mbështetjen e tij për presidentin aktual. Edhe pse ndodhet në Arabinë Saudite, francezi nuk ka humbur mundësinë për të qëndruar pranë njeriut që besoi tek ai.
Florentino Pérez ka qenë gjithmonë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Benzema, edhe në periudhat kur sulmuesi kritikohej nga tifozët madrilenë. Këtë mbështetje, francezi duket se nuk e ka harruar.











