Karim Benzema ishte pranë një rikthimi të bujshëm te Lyon gjatë merkatos së verës, por situata e tij kontraktuale me futbollin saudit e bëri të pamundur realizimin e marrëveshjes.
Drejtori sportiv i Lyon, Matthieu Louis-Jean, konfirmoi për “L’Équipe” se kishte pasur kontakte me sulmuesin francez përmes një ndërmjetësi. “Pati kontakt me Karim gjatë verës. Për mua ishte e pamundur, sepse situata e tij kontraktuale nuk e lejonte. Karim është një lojtar i jashtëzakonshëm, ne po kërkonim një sulmues, por nuk mundëm të finalizonim asgjë”, deklaroi ai.
Benzema ishte larguar nga Al Hilal në gusht, por mbetet i lidhur me futbollin saudit përmes një kontrate si ambasador i Saudi Pro League deri në vitin 2030. Pikërisht kjo marrëveshje pengoi rikthimin e tij në Francë pas 17 vitesh.
38-vjeçari regjistroi 16 ndeshje, 10 gola dhe 5 asistime me Al Hilal. Ai nuk mendon ende për tërheqjen dhe ka disa oferta për të vazhduar karrierën, përfshirë edhe interesim nga MLS.











