Një protestues ka mbetur i shtrirë në tokë, pa ndjenja, pas një përplasjeje me policinë, ndërsa në zonë ka mbërritur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e nevojshme dhe për ta transportuar drejt spitalit.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, protestuesi është goditur me shkop gome nga një efektiv policie.
Gjatë incidentit, gazetari Osman Stafa është përplasur verbalisht me punonjësit e policisë, duke u kërkuar të ndalojnë dhunën ndaj qytetarëve.
Ai ka kërkuar gjithashtu mbërritjen e menjëhershme të ambulancës për protestuesin e lënduar.











