• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

BE mesazh Kosovës: Presim formim të shpejtë të institucioneve të reja

29 Dhjetor, 2025
tek Kosova, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian pret konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re të Kosovës për të vazhduar angazhimin me autoritetet kosovare pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kështu thuhet në një deklaratë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionares për Zgjerim, Marta Kos, një ditë pasi Kosova mbajti zgjedhje të parakohshme, të cilat i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

“Qeveria e re duhet të dyfishojë përpjekjet e saj për reformat shumë të nevojshme që lidhen me BE-në”, u tha në deklaratën e dy zyrtareve evropiane.

Lexo edhe:

E shtunë me reshje shiu, por e diela sjell surpriza! Parashikimi i moti për ditët në vijim

VIDEO/ Taulant Balla bën gjestin e turpshëm ndaj tifozëve!

BE-ja mirëpriti pjesëmarrjen e partive nga të gjitha komunitetet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se ky proces tregoi “përkushtim të fortë për parimet demokratike”.

“I bëjmë thirrje Kuvendit që sapo të formohet të ratifikojë marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes”, u tha në deklaratë.

Kurti, pas fitores në zgjedhje, tha se pret bashkëpunim me partitë në opozitë për marrëveshjet prej mbi 800 milionë eurosh që lidhen me Planin e Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që në total pak vlerën e 6 miliardë eurove.

Kallas dhe Kos tha se ratifikimi i marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes janë në interesin e Kosovës dhe kjo, sipas tyre, duhet të ndodhë sa më shpejtë në mënyrë që popullata të përfitojë nga ky plan.

Dy zyrtaret evropiane në deklaratën e përbashkët përmendën edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga blloku evropian, duke theksuar se ai mbetet rruga e vetme për të dyja vendet për të bërë përparim drejt BE-së.

“Ne presim që të gjitha obligimet që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme të dialogut, të zbatohen pa vonesa apo parakushte të mëtejshme. BE-ja është e gatshme të organizojë një takim të nivelit të lartë sapo kushtet ta lejojnë”, u tha në deklaratë.

Kosova dhe Serbia e arritën këtë marrëveshje më 2023, dhe pavarësisht se pakti nuk është nënshkruar, ajo konsiderohet obligative për palët nga Brukseli.

Kjo marrëveshje, me 11 nene, veç tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut./rel

Nga Kategoria

Kryesore

E shtunë me reshje shiu, por e diela sjell surpriza! Parashikimi i moti për ditët në vijim

13 Nëntor, 2026
Kryesore

VIDEO/ Taulant Balla bën gjestin e turpshëm ndaj tifozëve!

13 Nëntor, 2026
Aktualitet

U përplas me 6 policë, gjykata e Apelit liron Klevin Metajn nga arresti shtëpiak

13 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Stuhia dhe reshjet bllokojnë rrugët në Theth, rrëshqitje dherash dhe dëmtime në urën e Ndërlysajt

13 Nëntor, 2026

E shtunë me reshje shiu, por e diela sjell surpriza! Parashikimi i moti për ditët në vijim

13 Nëntor, 2026

ChatGPT e këshilloi të mos paguante qiranë, 60-vjeçari përfundon duke fjetur në makinë me dy qentë e tij

13 Nëntor, 2026

Ancelotti qetëson klubet pas polemikave me Raphinhan: “Prioritet është shëndeti i lojtarëve”

13 Nëntor, 2026

VIDEO/ Taulant Balla bën gjestin e turpshëm ndaj tifozëve!

13 Nëntor, 2026

Bruno Fernandes refuzon sërish rinovimin me United, e ardhmja e kapitenit mbetet pezull

13 Nëntor, 2026

Zyrtare: Pochettino merr drejtimin e Manchester United, nis misionin për ringritjen e “Djajve”

13 Nëntor, 2026

U përplas me 6 policë, gjykata e Apelit liron Klevin Metajn nga arresti shtëpiak

13 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.