Bayern Munich po përgatitet të nisë negociatat për rinovimin e kontratës së Michael Olise, e cila aktualisht është e vlefshme deri në vitin 2029.
Sipas “SPORT BILD”, bisedimet pritet të zhvillohen pas pauzës së kombëtareve dhe nuk konsiderohen të thjeshta, pasi ende nuk dihen plotësisht kërkesat e lojtarit dhe përfaqësuesve të tij.
Bayern synon t’i rrisë ndjeshëm pagën francezit, nga rreth 14 milionë euro në sezon në afro 25 milionë, duke e lidhur me klubin deri në vitin 2032.
Një nga kërkesat kryesore të Olise pritet të jetë përfshirja e një klauzole largimi në kontratën e re, me një shifër që mund të arrijë rreth 200 milionë euro.
Ndërkohë, Real Madridi po e ndjek me vëmendje situatën e tij.










