• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 10 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Banka Qendrore Europiane ul normën e interesit në 3.5%, por paralajmëron rritje të inflacionit deri në fund të këtij viti

16 Shtator, 2024
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, duke zbritur në 3.5%. Megjithatë, institucioni financiar paralajmëroi se “inflacioni pritet të rritet përsëri në pjesën e fundit” të vitit 2024.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Banka Qendrore Europiane (BQE) uli normat e interesit edhe me 0.25 pikë përqindje të enjten.

Institucioni financiar me bazë në Frankfurt uli normën bazë të depozitave në 3.5%, në linjë me pritshmëritë, duke ofruar lehtësim të mëtejshëm për familjet dhe bizneset e eurozonës.

Lexo edhe:

Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet!

Rrogat rriten, por çmimet rriten dhe më shumë! Paga reale vlen 150 euro më pak se më 2020

“Të dhënat e fundit të inflacionit kanë qenë sipas pritshmërive,” tha BQE në një deklaratë.
Por banka paralajmëroi se rruga përpara nuk do të ishte e qetë, duke thënë se “inflacioni pritet të rritet përsëri në pjesën e fundit të këtij viti, pjesërisht për shkak të efektit të çmimeve të energjisë”.

Pas rritjes së normave të interesit me një ritëm rekord që nga mesi i vitit 2022 për të luftuar shtrenjtimin e çmimeve të konsumit, BQE ka filluar të lehtësojë presionin pasi norma e inflacionit ka rënë.

Banka e kishte ulur normën e saj të depozitave në 3.75% në qershor.

Rritja dhe inflacioni në eurozonë

Këshilli që përcakton normat, i udhëhequr nga presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, duhet të balancojë shqetësimet për një perspektivë zhgënjyese të rritjes me nevojën që inflacioni të arrijë dhe të qëndrojë në objektivin 2% të bankës.

Inflacioni në eurozonë, që ka 20 anëtarë, ra në 2.2% në gusht nga 2.6% në korrik, pasi arriti kulmin në 10.6% në tetor 2022.
Çmimet e konsumit u rritën pasi Rusia ndërpreu shumicën e furnizimeve me gaz natyror në Europë pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, duke shtrenjtuar faturat e shërbimeve.

Rimëkëmbja nga pandemia e COVID gjithashtu çoi në mungesa të furnizimit me lëndë të para, duke nxitur më tej inflacionin, i cili më pas u përhap në shërbime. BQE dhe Rezerva Federale e SHBA u përgjigjën me rritje të shpejtë të normave të interesit.

Fed gjithashtu pritet të bëjë një ulje të parë në normën e saj standarde nga një nivel më i lartë 23-vjeçar prej 5.25% në 5.5% në takimin e 17-18 shtatorit.

Nga Kategoria

Ekonomi

Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet!

10 Qershor, 2026
Aktualitet

Rrogat rriten, por çmimet rriten dhe më shumë! Paga reale vlen 150 euro më pak se më 2020

19 Maj, 2026
Ekonomi

Këmbimi valutor 16 maj, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

16 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vijon marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit ulen te kryqëzimi i 21-Dhjetorit

10 Qershor, 2026

Jo vetëm dashuria apo kimia fizike, 3 shenjat që tregojnë se je me personin e duhur

10 Qershor, 2026

Rindizet zjarri në zonën ku janë të depozituara mbetjet urbane në Vlorë

10 Qershor, 2026

Procesi i zgjerimit, BE shton masat dhe kufizon veton për vendet e reja anëtare

10 Qershor, 2026

Trump: SHBA siguruan kalimin e më shumë se 100 mln fuçive naftë përmes Ngushticës së Hormuzit

10 Qershor, 2026

Kim Mehmeti mesazh protestuesve: Ju jeni heronjtë e mi, mos u dorëzoni!

10 Qershor, 2026

Vritet me atentat pranë Moskës gjenerali i lartë rus, drejtonte municionin raketor të ushtrisë ruse

10 Qershor, 2026

‘Ne kemi dhënë mjaftueshëm’: Kryeministri i Bullgarisë thotë se furnizimet me armë për Ukrainën do të ndalen

10 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.