Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Adriatik Lapajt dhe Gazment Bardhit në emisionin “Opinion”, ku debati mes tyre ka degraduar në ofendime dhe akuza personale.
Gjithçka nisi kur Lapaj akuzoi politikanë si Bardhi se kërkojnë të qëndrojnë gjithë jetën në karriget e pushtetit. Por reagimi i deputetit demokrat ishte i menjëhershëm, duke i përmendur tezen që ishte përfolur se e kishte sjellë në Kuvend nën logon e partisë së vet.
Kaq mjaftoi që debati të merrte tjetër drejtim, me Lapajn që e quajti Bardhin “maskara që manipulon”, ndërsa ky i fundit iu përgjigj duke e cilësuar “një copë hajduti”.
Debati në studio:
Lapaj: Të gjithë ata si Gazment Bardhi duan ta mbajnë bythën në kolltuk, tërë jetën.
Bardhi: Tezja jote.
Lapaj: Unë tezen e kam shitëse buke, shitëse buke. Ti je një maskara që manipulon, një maskara që manipulon.
Bardhi: Ti tezen e ke sjellë në Kuvend. Ndërkohë qytetarët të votuan ty. Maskara je ti mo, një copë hajduti. Mos më ngri zërin mua.
Lapaj: Tezja ime është nënë e tre fëmijëve që shet bukë atje.
Bardhi: Ke zgjedh foton që e zë gjumi në seancë. Unë ta kam fajin?











