• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 24 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Autoriteti i Aviacionit Civil PEZULLON Air Albanian

10 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Pas gati 7 vitesh humbjesh, male me borxhe dhe marrëveshjesh okulte për të financuar udhëtimet me charter të kryeministrit, fati i kompanisë flamur të Shqipërisë, Air Albania, duket se ka mbërritur në fundin e palavdishëm, por të pashmangshëm. Kapitali ka mësuar se Autoriteti i Aviacionit Civil është detyruar të pezullojë liçencën e krenarisë imagjinare të qiellit shqiptar për mospërputhje me legjislacionin.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Një burim nga brenda kompanisë i tha Kapitalit se vendimi është marrë në fillim të këtij muaji dhe se prej tre ditësh Air Albania nuk kryen më asnjë fluturim.

“Operimet e Air Albania janë pezulluar përkohësisht nga Autoriteti i Aviacionit Civil, për mosveprim në përputhje me standardet e aviacionit civil,” i tha Kapitalit një burim brenda qeverisë i informuar për çështjen. Sipas burimit, pezullimi i Air Albanias do të qëndrojë në fuqi pa afat derisa kompani të plotësojë të gjitha detyrimet e kërkuara nga ligji i Aviacionit Civil.

Lexo edhe:

Ballkani Perëndimor nuk bën dot “paqe” me SHBA, Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare: Jeni shqetësim për sigurinë tonë (DOKUMENTI)

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi takon kryeministri Rama: Qëndroi në anën e së vërtetës kur të tjerët zgjodhën heshtjen

Pezullimi nga AAC do të thotë se tashmë kompania nuk ka të drejtë të kryejë më asnjë fluturim dhe çdo shitje biletash është potencialisht një mashtrim.

Disa ekspertë të tregut të fluturimeve i thanë Kapitalit se plotësimi i detyrimeve nga kompania në kushtet e krizës së thellë financiare në të cilën ndodhet ka shumë pak gjasa të ndodhë dhe me shumë mundësi, pezullimi nga AAC është grushti i fundit që vulos përfundimisht fatin e Air Albanias.

Air Albania nuk ka operuar fluturime që nga 7 dhjetori

E ardhmja e kompanisë flamur të shumë trumbetuar nga qeveria tani duket gjithnjë e më e pasigurt. Të dhënat e FlightAëare tregojnë se prej datës 7 dhjetor kompania nuk ka operuar asnjë fluturim dhe vazhdon të anulojë në seri rrugë të planifikuara për në Milano dhe Stamboll nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

E themeluar në vitin 2018 pasi qeveria shqiptare ia revokoi licencën Albanian Airlines, Air Albania ka qenë krenaria imagjinare e Shqipërisë për shtatë vitet e fundit.

E financuar pjesërisht nga Turkish Airlines, fati i Air Albanias duket se u vulos përfundimisht pak javë më parë, kur Turkish njoftoi daljen nga kompania shqiptare dhe shitjen e 49 për qind të aksioneve që zotëronin në këtë kompani.

Ndërsa linja ajrore kombëtare e Turqisë nuk dha shumë detaje mbi arsyet e shitjes së Air Albania, ajo finalizoi një marrëveshje për të shpenzuar 300 milionë euro për një aksion minoritar në linjën ajrore spanjolle me kosto të ulët, Air Europa, e cila është më e njohur gjerësisht.

Male me borxhe dhe faliment i pashpallur

Muajt e fundit Air Albania është përballur me një seri padish në gjykatat ndërkombëtare për mosshlyerje të detyrimeve. Kompania ajrore është paditur të paktën nga dy shoqëri të huaja për mospagesën e qirasë së avionëve, ndërkohë që borxhet e saj vetëm sa shtohen.

Shifra reale e borxheve të Air Albania mbetet e panjohur pasi kompania nuk publikon asnjë bilanc financiare. Por mali i detyrimeve vlerësohet në dhjetra milionë euro duke përfshirë borxhet ndaj furnitorëve, Tatimeve, aeroporteve dhe punonjësve.

Por pavarësisht se është praktikisht e falimentuar, Air Albania vazhdon të mos e shpallë falimentin zyrtarisht. Pezullimi i liçencës nga Autoriteti i Aviacionit Civil duket se është goditja finale, që do të hedhë në tokë përfundimisht krenarinë imagjinare të qiellit shqiptar, e cila më shumë se krenari për vendin u themelua për të financuar udhëtimet me charter të kryeministrit.

Ky i fundit është akuzuar nga opozita si shkaktari kryesor i falimentimit të Air Albanias për shkak të udhëtimeve me Ismailin personal, që iu vu në dispozicion nga Air Albania./Kapitali.al

Nga Kategoria

Bota

Ballkani Perëndimor nuk bën dot “paqe” me SHBA, Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare: Jeni shqetësim për sigurinë tonë (DOKUMENTI)

24 Qershor, 2026
Kosova

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi takon kryeministri Rama: Qëndroi në anën e së vërtetës kur të tjerët zgjodhën heshtjen

24 Qershor, 2026
Kryesore

“Nuk erdhën për ta arrestuar, por për ta vrarë”, flet bashkëshortja e Ylli Zallës pas operacionit të RENEA-s: Kush kërkon t’ia mbyllë gojën dhe të fshehë të vërtetën e Rinasit?

24 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ballkani Perëndimor nuk bën dot “paqe” me SHBA, Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare: Jeni shqetësim për sigurinë tonë (DOKUMENTI)

24 Qershor, 2026

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi takon kryeministri Rama: Qëndroi në anën e së vërtetës kur të tjerët zgjodhën heshtjen

24 Qershor, 2026

“Nuk erdhën për ta arrestuar, por për ta vrarë”, flet bashkëshortja e Ylli Zallës pas operacionit të RENEA-s: Kush kërkon t’ia mbyllë gojën dhe të fshehë të vërtetën e Rinasit?

24 Qershor, 2026

“Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në seancë mes Kryemadhit dhe Metës, ish-deputetja: Nuk e duroj dot më, dhe babai im të çohet nga varri

24 Qershor, 2026

“Janë bërë problem”, Rama kritika kryebashkiakëve: Lënë detyrën dhe vijnë në Tiranë! Kjo duhet të marrë fund

24 Qershor, 2026

“Nuk jam vrasës, mbrojta veten”, lihet në burg 25-vjeçari që goditi për vdekje fqinjin në Durrës: Më vjen keq…

24 Qershor, 2026

“Fije plastike merimangash”, Rama prezanton planin për sistemimin e kabllove nëntokë: Qëndrojnë aty si një shenjë e harresës edhe e mungesës së vëmendjes

24 Qershor, 2026

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

24 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.