• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 7 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Autoritetet e reja siriane ndërmarrin ofensivë kundër milicive pro-Assadit

26 Dhjetor, 2024
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet e reja të Sirisë nisën një ofensivë të enjten kundër milicive të Presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA.Sipas njoftimit, operacioni ishte përqendruar në provincën perëndimore Tartous dhe se disa anëtarë të milicisë ishin vrarë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Operacioni po zhvillohet një ditë pasi luftëtarët pro-Assadit vranë 14 anëtarë të grupit rebel që e largoi atë nga pushteti.

Ministri i ri i Brendshëm i Sirisë shkroi në aplikacionin për shpërndarjen e mesazheve ‘Telegram’ se 10 persona të tjerë u plagosën në atë që ai e quajti një “pritë”. Ministri u zotua të godasë këdo që minon sigurinë e Sirisë.

Lexo edhe:

Sulmet ruse lënë në rrënoja industrinë e çelikut në Ukrainë

Meloni regjistron zërin si markë tregtare për t’u mbrojtur nga deepfake-et e AI

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se luftëtarët rebelë u sulmuan ndërsa përpiqeshin të arrestonin një ish-zyrtar nga qeveria e Assad-it, i cili u akuzua për lëshimin e urdhrave të ekzekutimit në burgun famëkeq ‘Saydnaya’.

Refugjatët sirianëShefi i zyrës së OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi tha të enjten se mbi 50,000 refugjatë janë kthyer në Siri gjatë tre javëve të fundit, me shkallën e kthimit duke u rritur ngadalë.“Kushtet materiale brenda Sirisë mbeten të rënda. Më shumë ndihma humanitare dhe rimëkëmbje duhet t’u ofrohet të kthyerve dhe të gjithë atyre që kanë nevojë”, tha zoti Grandi.Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, tha në fillim të këtij muaji se verifikoi kthimin e 34,000 refugjatëve sirianë gjatë tetë muajve të parë të këtij viti.Gjatë mbi 13 vjetëve luftë civile rreth 5 milionë vetë u larguan nga vendi, ndërsa 7 milionë të tjerë u zhvendosën brenda Sirisë.

Më shumë se gjysma e refugjatëve shkuan në Turqi, ndërsa shumica e të tjerëve u larguan në Liban, Jordani, Irak dhe Egjipt.Një raport i UNHCR-së në fillim të dhjetorit tha se ndërsa shumë prej refugjatëve janë të interesuar të kthehen në Siri, jo pak prej tyre kanë zgjedhur të presin dhe të vlerësojnë situatën e sigurisë dhe stabilizimin politik.Disa informacione për këtë artikull u morën nga agjencitë e lajmeve ‘Associated Press’, ‘Agence France-Presse’ dhe ‘Reuters’./VOA

Tags: siri

Nga Kategoria

Bota

Sulmet ruse lënë në rrënoja industrinë e çelikut në Ukrainë

6 Tetor, 2026
Bota

Meloni regjistron zërin si markë tregtare për t’u mbrojtur nga deepfake-et e AI

6 Tetor, 2026
Bota

Nuk ka raste të murtajës në Siberi, autoritetet qetësojnë situatën

6 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Personazhi më i përfolur i momentit në Shqipëri, kompozitori Adi Hila feston sot ditëlindjen

7 Tetor, 2026

Të “paftuarit” në oborrin e PD/ Nga Balluku te Agasi, Veliaj, Karçanaj dhe Rama, demokratët gati për protestë kombëtare

7 Tetor, 2026

Jorge Jesus i përgjigjet shkurt Ronaldos: “E lexova deklaratën, nuk kam asgjë tjetër për të shtuar”

7 Tetor, 2026

Zyrtare: Arsenali blindon Artetën, rinovim deri në vitin 2030

7 Tetor, 2026

AFA “prish” lamtumirën e Messit, tifozët shpërthejnë në fishkëllima pas reklamës me dronë

7 Tetor, 2026

Ministri Demo: Rritje e konsiderueshme pagash për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit

7 Tetor, 2026

Shpataraku çudit gjyqtarët: Gys Agasin e mora në makinë me autostop, tha jam Berti punoj drualumin

7 Tetor, 2026

Dënohet me 6.8 vite burg Greta Gjoci, do qëndrojë në qeli bashkë me foshnjen 4 muajshe

7 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.