• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 25 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Anastasia, një leksion për papagallët

2 Shkurt, 2025
tek Analizë
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Lutfi Dervishi

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Anastasia në greqisht do të thotë “Ringjallje/rilindje”.

Fjalimi i Anastasias në Kuvendin Rinor të Partisë Socialiste ishte një lloj ringjalljeje e shpresës se nuk janë të gjithë të rinjtë të programuar për të përsëritur slogane, si pllaka gramafoni të prishura që lëshojnë të njëjtin refren: “Shqiperia po lulëzon”, “Ne jemi petalet e trëndafilit socialist!”. Këto thirrje tingëllojnë më shumë si një fragment nga një libër botanike sesa një mesazh politik.

Lexo edhe:

Anatomia e një Zemërimi: Nga Zvërneci te Patologjia e Pushtetit Absolut

UFO-t dhe Epoka e Frikës së Re

Për një çast, skenari u prish. Në vend të një lavdërimi për “liderin dhe vendin që ndriçon nën sundimin e tij”, Anastasia Zaimi, gjimnaziste nga Bilishti, foli për arsimin, punësimin dhe dilemat reale të të rinjve: qëndrimi apo largimi nga Shqipëria?

Ajo foli për një brez që nuk mund të mbahet me urdhra dhe me lugë bosh. Ajo nuk përmendi fjalët “vizion”, “rilindje”, “progres”, “integrim”, por dha fakte dhe argumente.

Me atë fjalë, Anastasia na kujtoi përrallën e Andersenit, qe tregonte se, ndërkohë që gjithë lavdëronin rrobat e reja të mbretit, vogëlushi bërtiti: “Mbreti është lakuriq”!

Britma e saj shkëlqeu në kontrast të plotë me korin e papagajve.

Papagalli është një zog interesant: ai nuk mendon, por riprodhon besnikërisht atë që dëgjon. Në Kuvendin Rinor nuk munguan papagallët politikë. Ata ishin aty, me fjali të gatshme, duke e kthyer Kuvendin në konkurs recitimi. Por Anastasia nuk ishte njëra prej tyre. Ajo nuk kishte ardhur për të recituar “vjershën” përmendësh, por për të folur me mendje dhe zemër. Anastasia nuk foli siç duhet, as siç don ai të dëgjojë, por siç është.

Pikërisht këtu qëndron leksioni që ajo u dha bashkëmoshatarëve të saj (dhe jo vetëm): nuk ka turp më të madh sesa të rinj që zgjedhin të mos mendojnë, që zgjedhin të jenë servilë para se të bëhen profesionistë, që zgjedhin të bëjnë karrierë duke u kthyer në altoparlantë të pushtetit.

Ndërsa Anastasia foli për problemet reale të arsimit dhe punësimit, një bashkëmoshatar deklaroi me krenari se ishte një petal i trëndafilit socialist. Mesa duket ende nuk ka mësuar se çfarë ndodh me petalet kur mbaron sezoni i lulëzimit dhe vjen vjeshta…

Në një vend ku të rinjtë shpesh ndihen të detyruar të zgjedhin mes largimit dhe nënshtrimit, Anastasia dha një rrugë të tretë: mendimin kritik. Në vend që të bëhej pjesë e një “turme pa tru”, ajo e ngriti zërin dhe tha atë që mijëra të rinj mendojnë, por nuk kanë as skenën dhe as guximin për ta thënë.

Dhe pikërisht ky është problemi më i madh i politikës: ajo nuk ka frikë nga papagallët, por nga njerëzit që mendojnë. Sepse papagalli mund të ushqehet, të trajnohet dhe të mësojë të përsërisë fraza. Por e vërteta nuk blihet me kartë anëtarësie e as nuk mund të manipulohet me fjalime boshe.

Në fund të ditës, zgjedhja është e thjeshtë: papagall apo njeri që mendon?

Anastasia e dha përgjigjen e saj. Radha është për të tjerët apo do të vijojnë të thonë: sa bukur është veshur Mbreti, tek e shohin që është komplet lakuriq!

Nga Kategoria

Aktualitet

Anatomia e një Zemërimi: Nga Zvërneci te Patologjia e Pushtetit Absolut

7 Qershor, 2026
Analizë

UFO-t dhe Epoka e Frikës së Re

25 Maj, 2026
Analizë

Negociatat SHBA-Iran/ Rubio: Mund të ketë lajme të mira

24 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim derisa të bjerë plumbi i fundit, Evropa duhet të ndihmojë në rindërtimin e së ardhmes

25 Qershor, 2026

Detaje/ ‘Kemi fëmije dhe gra shtatzana’, grupi mashtruesve me Call-Centëra në Tiranë, nuk arrijnë të ‘mashtrojnë’ gjyqtaren!

25 Qershor, 2026

“U shqetësova shumë, ishte gjë e shëmtuar” / Rajmonda Bulku flet për herë të parë për incidentin e bujshëm në finalen e “Ferma VIP” (VIDEO)

25 Qershor, 2026

Helmimi nga ushqimi, policia: 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë u paraqitën në spital! Çfarë ndodh

25 Qershor, 2026

I tha të vëllait mos të kalonte në rrugë me zetor dhe më pas e goditi me thikë! Detaje të reja nga vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë

25 Qershor, 2026

Frikë për 100 mijë viktima në Venezuelë, lagje të rrafshuara nga tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5

25 Qershor, 2026

FOTOT/ Rrënoja dhe frikë, tërmetet shkatërruese në Venezuelë përmes lentes së aparatit

25 Qershor, 2026

Vetëm 1 muaj më vonë… Helmohen sërish studentët e Akademisë së Sigurisë, 30 policë në spital

25 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.