• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 20 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Alibeaj: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! 

29 Nëntor, 2024
tek Kryesore, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj, një prej themeluesve të ‘Djathtas 1912’ bën të qartë se me Sali Berishën nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi apo koalicioni edhe në rast se atij i hiqet non grata. Me ish-kryeministrin dhe kryetarin e PD, nuk i bashkojnë disa vlera, ku më e rëndësishmja është mbështetja ndaj drejtësisë dhe partneriteti me aleatët strategjikë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’, deputeti Alibeaj thotë se PD është shndërruar në një organizëm të vogël privat që ka si synim veçse të luftojë organet e reja të drejtësisë.

Për Alibeajn, ajo nuk është një parti opozitare, ndërsa kujton edhe bashkimin e votave PS-PD për amnistinë penale dhe Kodin e ri Zgjedhor.
“Pozicioni ynë është i qartë, s’do ketë koalicion me Berishën tani apo në të ardhmen.

Lexo edhe:

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Policia dhunoi protestuesit në oborr, reagon Kisha Orthodhokse: Gjeni hapësirën për dialog

PD është shndërruar në një organizëm të vogël privat për ca halle të vogla private, i vetmi synim që ka është të bëjë luftë me organet e reja të drejtësisë, jo vetëm duke harruar që synimi i një partie politike të luftojë atë që është sot në pushtet, por këtë vit ka dhënë prova duke bashkëpunuar me Ramën.

Bashkëpunimi për amnistinë për të goditur SPAK, dhe ca ishte akoma më i rëndë bashkëpunimi për të mbyllur listat, për ti dhënë Ramës në tavolinë së paku 12 mandate, për të luftuar lëvizjet e reja. Mund të kenë përsëri edhe nejç lloj flirti apo bashkëpunimi me pushtetin. Çfarë opozite mund të jetë kjo, nuk është opozitë. Është një fraksion i spektrit politik që pretendon të jetë në opozitë, por asgjë opozitare nuk ka në sjelljen e tyre”, tha Alibeaj.

Djathtas 1912’ ka bërë thirrje për koalicion me partitë e tjera opozitare, pasi sipas Alibeajt vetëm kështu mund t’i luftojnë personazhet e vjetra politike si Edi Rama e Berisha.

“Është bërë publike si qëndrim i yni, që siç ka ardhur situata sot në politikën shqiptare, duke bërë një analizë të këtyre 34 viteve, disa personazhe të vjetra të lashta janë duke u kacavjerrë tek pozicionet e tyre të partive respektive, PS dhe PD. Sot është më shumë se sa një nevojë, që të gjitha lëvizjet politike që s’kanë të bëjnë me këtë pjesë, duke ruajtur dinjitetin e tyre, do duhet të bëjnë një kapërcim të madh duke treguar një shembull të pjekurisë politike për të krijuar një front që të jetë kapërcyelli edhe psikologjik i zhvillimit politik në këtë vend. Ka 34 vite që ngelet PS-PD, Rama Berisha, Berisha-Nano. Duke sikur është mbyllur sistemi politik. Në këtë botë gjithçka ka ndryshuar nga 90 e këtej, e vetmja gjë që s’ka ndryshuar janë toponimet e vjetra politike”, vijoi Alibeaj.

Sa i takon kërkesës së PD për qeveri teknike, Alibeaj thotë se kjo është një lojë e Berishës për të ruajtuar ekskluzivitetin e opozitës. E quan një lojë, pasi Aliobeaj thotë se vetëm 3 muaj më parë, Berisha i shiti zgjedhjet duke i dhuruar Ramës 12 mandate në tavolinë me Kodin e ri Zgjedhor.

“Që ka nevojë që zgjedhjet të jenë në kushte të barabarta, kjo është pak po e sigurt. Pushteti të mos ketë instrumente më tepër se pjesa tjetër politike, që mos të përdorë administratën, të mos përdorë buxhetin, apo mjete të tilla siç janë bandat, shitblerjen e votës apo të dhënat personale. Më duket jo e sinqertë të flasësh për qeveri teknike për barazi në zgjedhje kur më 26 korrik i dhanë Ramës 12 mandate në tavolinë. Më duket si lodër, duke thënë që duke pas një qeveri teknike do fitojmë zgjedhjet, kjo tregon paaftësinë për të fituar zgjedhjet. Qeveri teknike mes PD dhe PS, mos është lojë për të ruajtur status qoun 34 vite. PD tre muaj më parë shiti zgjedhjet me 12 mandate që i dha Ramës, ndërkohë që i ka dhënë të gjitha pushtet, nuk i kërkoi as që Shqipëria të bëhej një zonë që të mos merrte mandate opozitare, hoqe dorë nga numërimi dhe votimi elektronik”, tha Alibeaj.

Sa i takon PS, Alibeaj thotë se qeveria ka nisur të krijoj një sistem patronazhistësh edhe për votën e diasporës, duke thënë se u kërkon punonjësve në administratë që të dërgojnë nga 5 deri në 15 emra emigrantësh që do votojnë në zgjedhjet e 2025.

Tags: alibeajBerisha

Nga Kategoria

WASHINGTON, DC - AUGUST 06: Ranking member Sen. Gary Peters (D-MI) speaks during a business meeting with the Senate Homeland Security And Government Affairs Committee in the Dirksen Senate Office Building on August 06, 2026 in Washington, DC. The committee convened to vote on several measures including a contempt resolution against former NIAID Director Dr. Anthony Fauci, who invoked the Fifth Amendment numerous times during a Senate Homeland Security Committee hearing chaired by Sen. Rand Paul (R-KY). (Photo by Anna Moneymaker/Getty Images)
Aktualitet

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

19 Tetor, 2026
Aktualitet

Policia dhunoi protestuesit në oborr, reagon Kisha Orthodhokse: Gjeni hapësirën për dialog

19 Tetor, 2026
Aktualitet

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e ministrit të Brendshëm

19 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

WASHINGTON, DC - AUGUST 06: Ranking member Sen. Gary Peters (D-MI) speaks during a business meeting with the Senate Homeland Security And Government Affairs Committee in the Dirksen Senate Office Building on August 06, 2026 in Washington, DC. The committee convened to vote on several measures including a contempt resolution against former NIAID Director Dr. Anthony Fauci, who invoked the Fifth Amendment numerous times during a Senate Homeland Security Committee hearing chaired by Sen. Rand Paul (R-KY). (Photo by Anna Moneymaker/Getty Images)

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

19 Tetor, 2026

Policia dhunoi protestuesit në oborr, reagon Kisha Orthodhokse: Gjeni hapësirën për dialog

19 Tetor, 2026

Juventus, qëndrimi i klubit për Spallettin, tifozët shtyjnë për Conten

19 Tetor, 2026

Cristiano Ronaldo dënohet nga FPF, 30 ditë jashtë kombëtares së Portugalisë

19 Tetor, 2026

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e ministrit të Brendshëm

19 Tetor, 2026

Policia ndalon disa protestues brenda oborrit të Kishës Orthodhokse në Tiranë

19 Tetor, 2026

Ndërpritet energjia elektrike në Spitalin e Traumës, e gjithë struktura në errësirë për dy minuta

19 Tetor, 2026

Luis Enrique shmang tensionet në Francë para ndeshjes: “Jam trajner futbolli, dua të flas për futbollin”

19 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.