• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 15 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Alarmi në Kupën e Botës 2026, një në 4 ndeshje mund të luhet në temperatura të larta

14 Maj, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Temperaturat ekstreme dhe lagështia e lartë pritet të jenë një nga problemet më të mëdha të Kupës së Botës 2026, me një analizë të re që paralajmëron se një në katër ndeshje mund të zhvillohet në kushte të rrezikshme për lojtarët dhe tifozët.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas një studimi të realizuar nga grupi kërkimor “World Weather Attribution”, nxehtësia dhe lagështia gjatë Botërorit 2026 do të jenë shumë më intensive sesa në turneun e vitit 1994, i zhvilluar po në Amerikën e Veriut. Arsyeja kryesore sipas ekspertëve është ndikimi i ndryshimeve klimatike. Turneu do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, me 104 ndeshje të programuara në 16 qytete organizatore duke nisur nga 12 qershori. Ndeshje në vapë ekstreme Analiza mori parasysh oraret reale të ndeshjeve dhe zbuloi se shumë sfi da do të luhen në orët më të nxehta të ditës, mesditë ose pasdite, pikërisht kur rreziku nga temperaturat ekstreme është më i madh. Kjo bie ndesh me rekomandimet e sindikatës botërore të futbollistëve FIFPRO. Sipas raportit, rreth një në katër ndeshje pritet të zhvillohet në temperatura që kalojnë 26 gradë Celsius WBGT (Wet Bulb Globe Temperature), një matës që llogarit stresin termik duke përfshirë temperaturën, lagështinë, erën, rrezatimin diellor dhe mbulimin me re. Kur WBGT kalon 26°C, FIFPRO rekomandon pushime të shumta freskimi gjatë ndeshjes, që mund të zgjasin deri në 30 minuta. Ndërkohë, rreth pesë ndeshje mund të zhvillohen në kushte edhe më ekstreme, me WBGT mbi 28°C, ekuivalente me rreth 38°C në klimë të thatë ose 30°C me lagështi të lartë.

Në këto raste, FIFPRO e konsideron situatën të pasigurt dhe rekomandon shtyrjen ose pezullimin e ndeshjeve. Stadiumet nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme Studiuesit analizuan edhe stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet dhe arritën në përfundimin se shumica nuk janë të përshtatshme për të përballuar kushtet ekstreme të vapës. Vetëm tre nga 16 stadiumet kanë sistem të plotë kondicionimi, ndërsa mbi një e treta e ndeshjeve me rrezik të lartë temperaturash do të zhvillohen në stadiume të hapura. Mes tyre përfshihen edhe fi nalja, ndeshja për vendin e tretë dhe dy çerekfi nale. Një tjetër studim i vitit 2025 paralajmëroi se 14 nga 16 stadiumet e Botërorit tashmë po kalojnë kufi jtë e “lojës së sigurt” për shkak të vapës ekstreme, reshjeve të dendura dhe përmbytjeve.

Lexo edhe:

Frattesi i jep lamtumirën Interit: “Ndoshta nuk ishim të destinuar të qëndronim bashkë”

Amorim bën listën e kërkesave për Milanin, ja pozicionet ku pret përforcime

Kufi ri i konsideruar kritik për organizmin e njeriut është 35°C, temperaturë në të cilën sistemi natyror i trupit për ftohje fi llon të dështojë, duke rritur rrezikun për goditje nga të nxehtit dhe dehidrim si për lojtarët, ashtu edhe për tifozët. Qytetet më të rrezikuara Sipas raportit, stadiumet më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike në Amerikën e Veriut janë ato në Miami, Houston, Dallas dhe Monterrej. Këto qytete mund të përballen deri në vitin 2050 me 100 deri në 160 ditë në vit me temperatura të papërshtatshme për aktivitet sportiv, si dhe me përmbytje të shpejta, erëra ekstreme dhe mungesë uji. Studimi paralajmëron se Botërori 2026 mund të jetë “Botërori i fundit i këtij lloji” në Amerikën e Veriut, pasi deri në mesin e shekullit pothuajse 90% e stadiumeve organizatore mund të përballen me kushte të rrezikshme të vapës ekstreme. Ekspertët theksojnë se pa investime të mëdha në infrastrukturë dhe masa klimatike, turne të ardhshëm verorë në Amerikën e Veriut do të jenë gjithnjë e më të vështirë për t’u organizuar në formatin aktual.

Nga Kategoria

Sporti

Frattesi i jep lamtumirën Interit: “Ndoshta nuk ishim të destinuar të qëndronim bashkë”

15 Gusht, 2026
Sporti

Amorim bën listën e kërkesave për Milanin, ja pozicionet ku pret përforcime

15 Gusht, 2026
Sporti

Luis Enrique entuziast për Ferran Torres: “Është një lojtar i klasit botëror”

15 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ukraina godet një qendër ruse të raketave, Zelenksi: Po dëmtojmë infrastrukturën

15 Gusht, 2026

Frattesi i jep lamtumirën Interit: “Ndoshta nuk ishim të destinuar të qëndronim bashkë”

15 Gusht, 2026

Amorim bën listën e kërkesave për Milanin, ja pozicionet ku pret përforcime

15 Gusht, 2026

Luis Enrique entuziast për Ferran Torres: “Është një lojtar i klasit botëror”

15 Gusht, 2026

Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra, 9 vijojnë të mbeten aktive

15 Gusht, 2026

Berisha për zjarret: Të qëllimshme, duan t’i hapin rrugë betonit

15 Gusht, 2026

Franca digjet, Macron…në jet ski/ Shpërthejnë kritikat ndaj presidentit

15 Gusht, 2026

Barcelona rrit ofertën për Rodrin, arrin në 70 milionë euro

15 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.