Lionel Messi është nderuar me Çmimin Princesha e Asturias për Sportin 2026, një nga vlerësimet më prestigjioze në Spanjë, gjatë ceremonisë së zhvilluar në Teatrin Campoamor të Oviedos.
Ylli argjentinas u prit me një ovacion të madh nga të pranishmit, ndërsa juria vlerësoi karrierën e tij të jashtëzakonshme, vazhdimësinë në nivelet më të larta dhe ndikimin që ka pasur në futboll.
“Si futbollisti që ka fituar më shumë tituj në historinë e futbollit, ai ka fituar respektin dhe admirimin e të gjithëve për vazhdimësinë, përulësinë dhe përkushtimin ndaj lojës në skuadër”, ishte motivacioni i jurisë.
Messi mbërriti në Teatrin Campoamor mes brohoritjeve të tifozëve të mbledhur pranë ndërtesës, përpara se të merrte çmimin në kategorinë e Sportit.
Në vlerësimin për 39-vjeçarin u theksua gjithashtu ndikimi i jashtëzakonshëm dhe i qëndrueshëm që ai ka pasur gjatë gjithë karrierës së tij profesionale.
Argjentinasi kishte folur edhe më herët gjatë qëndrimit në Oviedo, duke deklaruar: “Gjithmonë dua të fitoj, por mbi të gjitha dua ta shijoj.”
Në ceremoninë e Çmimeve Princesha e Asturias u nderuan gjithashtu personalitete dhe institucione nga fusha të tjera, mes tyre Patti Smith, Studio Ghibli, Julian Barnes dhe astronautja Christina Koch.











