Real Madridi po përballet me një situatë delikate në qendër të mbrojtjes, pikërisht në prag të një kalendari shumë të ngjeshur në La Liga dhe Champions League.
Raúl Asencio është jashtë fushave pasi iu nënshtrua një operacioni për frakturën në tibian e djathtë. Ndërhyrja rezultoi e suksesshme, por mbrojtësi pritet të mungojë për dy deri në tre muaj, duke e shtyrë rikthimin e tij drejt fundit të vitit ose fillimit të 2027-ës.
Nga ana tjetër, Éder Militão ka dhënë sinjale pozitive. Braziliani është rikthyer në stërvitje me skuadrën pesë muaj pas operacionit dhe rikuperimi po ecën mirë, por aktivizimi i tij në ndeshje pritet vetëm në nëntor.
Në këto kushte, José Mourinho mbetet me Dean Huijsen, Ibrahima Konaté dhe Antonio Rüdiger si alternativat kryesore në qendër të mbrojtjes.
Situata komplikohet edhe më shumë për ndeshjen ndaj Villarrealit, pasi Huijsen është i pezulluar pas kartonit të kuq në derbi. Nëse nuk ka probleme të tjera, Konaté dhe Rüdiger pritet të formojnë dyshen e qendrës së mbrojtjes.
Konaté ka kaluar gjithashtu një problem në ligamentet e gjurit të djathtë, për të cilin u tërhoq nga grumbullimi i Francës, ndërsa gjatë pushimit të kombëtareve është parë duke punuar në Valdebebas.
Real Madridin e pret një seri shumë e vështirë ndeshjesh kundër Villarrealit, Romës, Sevillas, Leipzigut dhe më pas Barcelona në El Clásico më 25 tetor.
Mourinho mund të shohë edhe drejt akademisë, ku Mario Rivas, Joan Martínez dhe Oscar Nassei janë alternativat që mund të afrohen me ekipin e parë, ndërsa klubi pret rikthimin e plotë të Militãos.











