Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së kësaj të diele në Rrugën e Kombit, pranë Rubikut.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Rrëshenit, ku kanë marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas janë transferuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Në lidhje me këtë aksident kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave që e shkaktuan atë. Për shkak të përplasjes, qarkullimi në këtë segment pati vështirësi në lëvizje dhe është dashur ndërhyrja e njësisë së autostradave.











