Julian Nagelsmann nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i Gjermanisë, pavarësisht presionit të madh pas eliminimit të rëndë në Kupën e Botës.
Sipas Florian Plettenberg, trajneri gjerman nuk po mendon dorëheqjen dhe për momentin dëshiron të vazhdojë punën me kombëtaren.
Pas eliminimit nga Paraguaji në fazën e 1/16-ave, pozicioni i Nagelsmannit është vënë në dyshim. Megjithatë, ai ka marrë mbështetje publike nga drejtori sportiv i Federatës Gjermane të Futbollit, Rudi Völler.
“Julian është ende një trajner i madh. Unë jam ende i bindur se ai ndoshta është personi i duhur për të vazhduar këtë punë. Por unë nuk e përfaqësoj i vetëm DFB-në. Nuk është vetëm vendimi im”, ka thënë Völler.
Deklarata e Völlerit tregon se Nagelsmann ka ende mbështetje brenda federatës, por e ardhmja e tij nuk është plotësisht e sigurt. Vendimi përfundimtar pritet të merret nga drejtuesit e DFB-së.
Gjermania u eliminua pas penalltive nga Paraguaji, në një nga surprizat më të mëdha të Botërorit, duke shtuar edhe më shumë presionin mbi trajnerin dhe projektin e kombëtares.











