• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 27 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Balluku nën hetim për tenderin e Llogarasë”, Klodiana Lala: Takimi në Turqi përfshin edhe Ramën

27 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka zbuluar detaje të reja lidhur me hetimet që po zhvillon SPAK ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, për çështjen e “shkeljes së barazisë në tendera”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas Lalës, SPAK ka ftuar Ballukun të paraqitet për të dhënë shpjegime pasi hetuesit kanë krijuar bindjen se ndaj saj ekzistojnë elementë që kërkojnë verifikim hetimor.
“Kur kanë krijuar bindjen, SPAK ka ftuar zonjën Balluku të paraqitet. Ajo është njoftuar përmes një fletë-thirrjeje për t’u paraqitur sot në shoqërinë e një avokati, duke u vënë në dijeni se është person nën hetim për shkeljen e barazisë në tendera,” tha Lala.

Megjithatë, sipas saj, Balluku nuk është paraqitur në datën e parë të thirrjes, por ka dërguar një shkresë zyrtare përmes avokatit të saj, duke kërkuar një datë tjetër për t’u paraqitur përpara hetuesve të posaçëm.
“Zonja Balluku nuk u paraqit, por përmes një avokati të përzgjedhur prej saj i ka dërguar një shkresë SPAK, dhe është caktuar një datë tjetër kur ajo do të pyetet,” shtoi gazetarja.

Lexo edhe:

Përplasen dy makina në Durrës, një lënduar dërgohet në spital

54-vjeçari shkon të vizitohet në spitalin e Lezhës me pistoletë në çantë, i bie dhe shkrepet aksidentalisht

Në vijim të deklaratës, Klodiana Lala zbuloi se hetimet për Ballukun janë zgjeruar pas rekuperimit të disa të dhënave nga telefoni i ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, të realizuar me ndihmën e ekspertëve amerikanë.
Sipas saj, këto të dhëna kanë zbuluar një takim në Turqi mes Ballukut, kryeministrit Edi Rama dhe dy biznesmenëve turq që kanë fituar tenderin e tunelit të Llogarasë — takim që, sipas gazetares, mund të kompromentojë jo vetëm zëvendëskryeministren, por edhe vetë kreun e qeverisë.

“Hetuesit pretendojnë se zonja Balluku, kryeministri Rama dhe dy biznesmenë turq kanë qenë në një takim në Turqi. Tenderi për tunelin e Llogarasë ishte fituar fillimisht nga kompania ‘Gjoka shpk’, por më pas u anulua dhe iu dha kompanisë turke,” deklaroi Lala, duke shtuar se pas deklaratave të ish-ministrit Arben Ahmetaj, fotot e këtij takimi janë fshirë nga rrjetet sociale.

Nga Kategoria

Aktualitet

Përplasen dy makina në Durrës, një lënduar dërgohet në spital

27 Korrik, 2026
Aktualitet

54-vjeçari shkon të vizitohet në spitalin e Lezhës me pistoletë në çantë, i bie dhe shkrepet aksidentalisht

27 Korrik, 2026
Bota

Kafshët po “paguajnë” çmimin e rëndë të zjarreve në Francë

27 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Përplasen dy makina në Durrës, një lënduar dërgohet në spital

27 Korrik, 2026

Rumania dëbon diplomatin rus pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dronët

27 Korrik, 2026

54-vjeçari shkon të vizitohet në spitalin e Lezhës me pistoletë në çantë, i bie dhe shkrepet aksidentalisht

27 Korrik, 2026

Kafshët po “paguajnë” çmimin e rëndë të zjarreve në Francë

27 Korrik, 2026

Dy takime në një ditë, Trump pret nesër Zelensky dhe Netanyahu

27 Korrik, 2026

Drejtimi i LDK, Abdixhiku mbledh Kuvendin e jashtëzakonëm në 30 korrik

27 Korrik, 2026

Britania i jep Ukrainës teknologji për mbrojtjen e dronëve

27 Korrik, 2026

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës

27 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.