• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 20 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Prapaskena nga darka mbretërore: Pse u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me agjentët Shërbimit Sekret të Trump

20 Shtator, 2025
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Daily Mail ka zbuluar prapaskenat e një përplasje pikante mes shefave të kuzhinës në Kështjellën mbretërore Windsor dhe Shërbimin Sekret të SHBA, gjatë darkës luksoze të organizuar nga Mbreti Charles III për pritjen e Presidentit Donald Trump në Britani.

Kjo darkë spektakolare e pa Trump-in dhe bashkëshorten e tij, Melania, të ulur në tryezën mbretërore me Mbretin Charles, Princin William dhe Princeshën Kate, të rrethuar nga dhjetëra drejtues të lartë biznesi dhe diplomatë nga të dy anët e Atlantikut.

Por teksa 160 të ftuarit VIP po shijonin një darkë me tre pjata në ambientet e rafinuara të sallës “St George” në Kalanë Windsor, tensionet “poshtë shkallëve” kishin filluar të zienin.

Lexo edhe:

Pse NATO mund ta humbasë Luftën e Tretë Botërore brenda 5 ditësh

Mjekët ngrenë alarmin: 60% e të punësuarve në Call Center vuajnë nga probleme me shtyllën kurizore

Prapaskena nga darka mbretërore: Pse u përplasën kuzhinierët

Burime për Daily Mail kanë treguar se disa anëtarë të ekipit të Shërbimit Sekret, që ishin caktuar për të mbrojtur Presidentin amerikan, kanë hyrë në kuzhinë për të mbikëqyrur përgatitjen e ushqimit nga kuzhinierët mbretërorë – madje kanë provuar edhe ushqimet – gjë që disa prej kuzhinierëve e kanë ndjerë si ndërhyrje shqetësuese në punën e tyre.

Ndërsa të ftuarit nuk dinin asgjë, atmosfera në kuzhinë u bë shpejt e tensionuar dhe situata degjeneroi kur filluan ngritjet e zërit mes stafit të kuzhinës dhe agjentëve amerikanë të sigurisë.

“Darka ishte një sukses i jashtëzakonshëm në sallë, por pas kuintave pati një përplasje. Tensionet u ndezën midis kuzhinierëve që përgatitnin vaktin dhe ekipit të sigurisë amerikane që mbikëqyrte mbrojtjen e Presidentit dhe shoqëruesve të tij. Kuzhinierët, që po përpiqeshin të shërbenin tri pjata në mënyrë të përsosur, u frustruan kur agjentët amerikanë vazhdimisht kontrollonin dhe madje provonin ushqimet”, tha një burim nga Kështjella Windsor për Daily Mail.

Por, zyrtarët e Pallatit mohuan kategorikisht pretendimet për përplasje, duke i quajtur ato “plotësisht të pavërteta” dhe shtuan se marrëdhëniet me kolegët amerikanë ishin jashtëzakonisht të ngrohta dhe mbështetëse gjatë gjithë kohës.

Megjithatë burimi i Mail shtoi: “Ajo që filloi si bezdi e qetë, u përshkallëzua në një debat të nxehtë me zëra të lartë nga të dyja palët”.

“U deshën disa minuta që të qetësoheshin gjakrat dhe që kuzhina të kthehej në ritmin e saj normal. Të ftuarit në sallë nuk e kuptuan kurrë çfarë po ndodhte, por në kuzhinë ishte e pamundur të mos e vëreje”, nënvizoi më tej.

Prapaskena nga darka mbretërore: Pse u përplasën kuzhinierët

Menuja e darkës luksoze:

Darka me tre pjata, e cila ishte shkruar në frëngjisht përfshinte:

– Fillestarja: Panna cotta me rukola nga Hampshire, me biskotë Parmesani dhe sallatë me vezë pëllumbi

– Pjata kryesore: Pulë organike nga Norfolk e mbështjellë me kungull të njomë dhe lëng erëzash të shijshëm me trumzë

– Ëmbëlsira: Akullore me vanilje në formë bombe me sorbet me mjedra nga Kenti dhe kumbulla të ziera

Tavolina ishte zbukuruar me 1,452 copë takëme argjendi dhe pesë gota vere për secilin të ftuar.

Edhe pse Trump është i njohur si abstenues nga alkooli – për shkak të vdekjes së vëllait të tij, Freddie, nga alkooli në moshën 42-vjeçare, të ftuarit kishin mundësinë të shijonin një koktej special të quajtur “Transatlantic Whisky Sour”, që përfshinte Johnnie Walker, marmelatë, shkumë arrash pecan dhe një marshmallow të pjekur mbi një biskotë.

Prapaskena nga darka mbretërore: Pse u përplasën kuzhinierët

Për darkat shtetërore në Windsor, “koka” e tryezës 47 metra të gjatë ndodhet në mes. Mbreti Charles ishte pranë Trump-it, që ishte mysafiri i nderit dhe gjithashtu u ul pranë Princeshës së Uellsit, të cilën thuhet se e komplimentoi disa herë.

Përballë tyre ishin Zonja e Parë, Melania, e ulur mes Mbretëreshës Camilla dhe Princit të Uellsit. Pamjet televizive tregonin që mbretërorët dhe familja Trump po kalonin mirë, teksa nuk ishin në dijeni për gjithçka që po ndodhte pas kuintave.

Tags: Darka mbreterore

Nga Kategoria

Analizë

Pse NATO mund ta humbasë Luftën e Tretë Botërore brenda 5 ditësh

20 Shtator, 2025
Aktualitet

Mjekët ngrenë alarmin: 60% e të punësuarve në Call Center vuajnë nga probleme me shtyllën kurizore

20 Shtator, 2025
Mediat në Paraguay raportojnë për trafikun e drogës nga vëllezërit Çopja: Dobësimi i një klani të fuqishëm shqiptar me lidhje të forta në Amerikën Latine.
Kryesore

Mediat në Paraguay raportojnë për trafikun e drogës nga vëllezërit Çopja: Dobësimi i një klani të fuqishëm shqiptar me lidhje të forta në Amerikën Latine.

20 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

A janë ushqimet ultra të përpunuara aq të këqija? Çfarë dimë deri tani – dhe disa zëvendësime të thjeshta për të përmirësuar dietën tuaj.

20 Shtator, 2025

Shpresat e Marcus Rashford për të kaluar në Barcelonë në mënyrë të përhershme në dyshim pas uljes së pushtetit financiar të gjigantëve spanjollë me £100 milionë si pasojë e kufizimeve të reja nga La Liga.

20 Shtator, 2025

Pse NATO mund ta humbasë Luftën e Tretë Botërore brenda 5 ditësh

20 Shtator, 2025

Mjekët ngrenë alarmin: 60% e të punësuarve në Call Center vuajnë nga probleme me shtyllën kurizore

20 Shtator, 2025

Pse investitorët po kthehen në besim ndaj tregjeve evropiane përsëri

20 Shtator, 2025
Mediat në Paraguay raportojnë për trafikun e drogës nga vëllezërit Çopja: Dobësimi i një klani të fuqishëm shqiptar me lidhje të forta në Amerikën Latine.

Mediat në Paraguay raportojnë për trafikun e drogës nga vëllezërit Çopja: Dobësimi i një klani të fuqishëm shqiptar me lidhje të forta në Amerikën Latine.

20 Shtator, 2025

Zbardhje: Grupi drejtues i Man Utd ndërhyn për të luftuar qëndrimin egoist të Alejandro Garnacho para shpërnguljes dhe kalimit të tij te Chelsea.

20 Shtator, 2025

Trump, tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës

20 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.