• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 14 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

OKB: Politikat fiskale të Shqipërisë kanë ‘nxitur’ pabarazinë

21 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Politikat fiskale të Shqipërisë kishin ndikim shumë të dobët në uljen e pabarazisë sipas ”World Social Report 2025” nga Kombet e Bashkuara.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Botimi i OKB-së argumentoi se si politikat fiskale ndikojnë në uljen e pabarazisë në vende të ndryshme të botës. Psh në Europën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut politikat fiskale arrijnë të ulin ndjeshëm pabarazinë, në shumë vende të tjera, të tilla si Shqipëria ndikimi mbetet i kufizuar.

Vendi ynë renditet në mesin e vendeve ku roli i politikës fiskale në uljen e pabarazisë është i dobët. Në grafikun e mëposhtëm ajo renditet pranë Federatës Ruse, Serbisë dhe Malajzisë, me një diferencë shumë të vogël midis koeficientit Gini të të ardhurave të tregut dhe atyre të disponueshme pas taksave dhe transfertave (Koeficienti Gini i të ardhurave të tregut tregon sa e pabarabartë është shpërndarja e të ardhurave para se të ndërhyjë shteti, ndërsa Koeficienti Gini i të ardhurave të disponueshme tregon pabarazinë pas taksave dhe pas përfitimeve që jep shteti, pensione, ndihma sociale, shërbime publike).

Lexo edhe:

Aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve në Elbasan, arrestohen 16 persona, 9 prej tyre të huaj (EMRAT)

Operacion në Elbasan: 19 të arrestuar, dy firma nën hetim dhe disa individë të shpallur në kërkim.

Bazuar në këtë matje studimi i Kombeve të Bashkuara tregon se sistemi fiskal shqiptar, përfshirë taksat dhe programet e shpërndarjes sociale, nuk arrin të zvogëlojë ndjeshëm hendekun mes shtresave të pasura dhe të varfra.

Në kontrast, vendet e Europës Veriore si Irlanda, Belgjika, Finlanda dhe Austria shënojnë ndikimin më të madh, duke arritur të reduktojnë pabarazinë me mbi 12 deri në 16 pikë përqindjeje. Kjo diferencë e madhe thekson se politikat fiskale në Shqipëri kanë një efekt modest dhe se barra e taksave dhe shpërndarja e burimeve publike nuk arrijnë të funksionojnë si mekanizma të fortë për balancimin social.

Ndërsa shumë vende të rajonit apo edhe më tej arrijnë të përdorin politikën fiskale si instrument për uljen e pabarazisë, Shqipëria edhe pse me një qeverisje socialiste rrezikon të mbetet në një spirale ku diferencat sociale thellohen, duke penguar zhvillimin e qëndrueshëm dhe progresin e kapitalit njerëzor.

Raporti i OKB -së vë në dukje se Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë për të ndërtuar një model më të drejtë shpërndarjeje të të ardhurave, ku shteti të ketë një rol më aktiv në mbrojtjen e shtresave të brishta dhe reduktimin e pabarazisë.

Sipas World Social Report 2025 të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria mbetet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, por përballet ende me sfida të mëdha në drejtim të pabarazisë, punësimit dhe mbrojtjes sociale.

Raporti thekson se pasiguria në tregun e punës mbetet një fenomen i përhapur edhe në vendet me të ardhura mesatare, përfshirë Shqipërinë. Një pjesë e madhe e punësimit zhvillohet në sektorin informal, duke i ekspozuar punëtorët ndaj kushteve të pasigurta dhe të ardhurave të paqëndrueshme. Ky fenomen pengon rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe ul besimin tek institucionet./Monitor

Nga Kategoria

Lajme

Aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve në Elbasan, arrestohen 16 persona, 9 prej tyre të huaj (EMRAT)

14 Dhjetor, 2025
Operacion në Elbasan: 19 të arrestuar, dy firma nën hetim dhe disa individë të shpallur në kërkim.
Aktualitet

Operacion në Elbasan: 19 të arrestuar, dy firma nën hetim dhe disa individë të shpallur në kërkim.

14 Dhjetor, 2025
Lajme

Rama: Agjentë të BKH-së kanë ardhur në Kryeministri, ja çfarë kërkonin!

14 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve në Elbasan, arrestohen 16 persona, 9 prej tyre të huaj (EMRAT)

14 Dhjetor, 2025

Pesë të arrestuar për planin për të sulmuar tregun e Krishtlindjeve në Gjermani

14 Dhjetor, 2025

Kisha Katolike beatifikoi gati 200 martirë në ceremonia të rëndësishme në Spanjë dhe Francë. Tre grupe të ndryshme martirësh u beatifikuan në këtë mënyrë.

14 Dhjetor, 2025
Operacion në Elbasan: 19 të arrestuar, dy firma nën hetim dhe disa individë të shpallur në kërkim.

Operacion në Elbasan: 19 të arrestuar, dy firma nën hetim dhe disa individë të shpallur në kërkim.

14 Dhjetor, 2025

Rama: Agjentë të BKH-së kanë ardhur në Kryeministri, ja çfarë kërkonin!

14 Dhjetor, 2025

Prisonierët bjellorusë festojnë lirimin pas heqjes së sanksioneve nga SHBA.

14 Dhjetor, 2025
“Dëgjova befasime për disa guximtarë të BKH”, Rama kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritjen e pagave: Mendojnë se çekiçi mund të përdoret për të aksesuar arkën e shtetit.

“Dëgjova befasime për disa guximtarë të BKH”, Rama kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritjen e pagave: Mendojnë se çekiçi mund të përdoret për të aksesuar arkën e shtetit.

14 Dhjetor, 2025

Mikel Arteta jep informacion të rëndësishëm për lëndimin e Ben White

14 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.