Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video në rrjetet e tij sociale nga aksioni i lirimit të hapësirave publike. Krahas videos, Rama shkruan se asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare.
Ai ju ka bërë thirrje pronarëve të këtyre bizneseve që t’i heqin vetë, në mënyrë që të mos paguajnë edhe gjobën e krimit mjedisor.
POSTIMI I PLOTË:
Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor