Një sherr mes të rinjve ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Vlorë. Mësohet se sherri ka ndodhur në ambientet e një berberhaneje ndërsa një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.
Sipas raportimeve, 25-vjeçari është goditur pranë zemrës. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa policia ndodhet në vendin e krimit.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës për t’ju nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.