• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 5 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

OSHEE: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës

2 Nëntor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) nisur nga lajmet në media dhe akuzat politike nga opozita deklaron se nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“OSHEE sqaron se koncepti i “orarit pik”, i cili po diskutohet kohët e fundit është një koncept specifik i vendosur që në vitin 2016 nga ERE, si institucioni i ngarkuar me ligj për përcaktimin e tarifave në sektorin e energjisë;

– Orari pik gjatë të cilit aplikohet çmimi për energjinë e konsumuar është:
o Për periudhen 1 Nëntor – 31 Mars nga ora 18:00 deri në 22:00
o Për periudhën 1 Prill – 31 Tetor nga ora 19:00 deri në 23:00.
Vetëm gjatë orarit pik, për subjektet private, çmimi është 15% më i shtrenjtë se çmimi i zakonshëm.
Koncepti i energjisë pik është një koncept ndërkombëtar, i përdorur në gjithë Europën dhe më gjerë.
Orari pik është orari kur konsumi i energjisë është më i lartë dhe çmimi i energjisë në tregje është mjaft i lartë. Prandaj Entet rregullatore ndërhyjnë me masa të tilla që të favorizojnë uljen e konsumit në këto orare.

Lexo edhe:

Sllovenia po shqyrton mundësinë e ndalimit të rrjeteve sociale për të miturit nën 15 vjeç.

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, shoku i 22-vjeçarit: Darion dhe babai i tij ishin gjallë

Nuk ka asnjë ndryshim nga 1 nëntori, çdo lëvizje është abusive

OSHEE sqaron se asgjë nuk ka ndryshuar nga data 1 nëntor. Vendimi i ERE për energjinë pik është i zbatueshëm që nga viti 2016 për gjithë subjektet private që kanë të instaluar matës inteligjent (vetëm matësit inteligjent janë të aftë të lexojnë konsumin sipas orareve).
Si rrjedhojë, çdo rritje e çmimit nga subjektet e furrave të bukës është i padrejtë dhe abuziv.
Sipas të dhënave nga OSHEE, aktualisht janë rreth 1600-1700 furra bukë të regjistruara si të tilla. Përsa i përket periudhës 2018-2024 mesatarja mujore e subjekteve furra buke të cilat janë tarifuar me çmimin pik është si më poshtë:
o Për vitin 2018 janë tarifuar 11 subjekte
o Për vitin 2019 janë tarifuar 87 subjekte
o Për vitin 2020 janë tarifuar 86 subjekte
o Për vitin 2021 janë tarifuar 95 subjekte
o Për vitin 2022 janë tarifuar 120 subjekte
o Për vitin 2023 janë tarifuar 164 subjekte
o Për vitin 2024 janë tarifuar 194 subjekte
– Pra çmimi i energjisë në orarin e pikut ka filluar të zbatohet për furrat e bukës që nga viti 2016 dhe asnjeherë nuk ka patur ankesa për këtë tarifë.

Skema e tarifimit të energjisë elektrike për prodhuesit e bukës
Që prej muajit prill 2024 kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të furrave të bukës. Edhe për këto tarifa është i zbatueshëm koncepti i orarit pik.
OSHEE sqaron se në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, me qëllim aplikimin e drejtë dhe jo diskriminues të çmimeve të energjisë elektrike te furrave te bukes, propozuan në ERE çmime të reja për furrat e bukës.
Këto çmime reflektonin situatën konkrete të biznesit të furrave të bukës, të cilat tashmë ushtrojne edhe aktivitete te kombinuara, si pasticeri, bar kafe, etj.
Kategoritë e miratuara nga ERE në muajin prill 2024 janë si më poshtë:
● Kategoria I – Vetëm Furra buke/prodhim mielli, Çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 7.6 lekë/kWh.
● Kategoria II – Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, Çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 9.5 lekë/kWh;
● Kategoria III – Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, shërbim Kafe (ekspres), Çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 12 lekë/kWh.

Sqarojmë se deri në prill 2024 për kategoritë II dhe III çmimi ka qënë 14l/kWh pra më i lartë se sa tarifat aktuale të miratuara nga ERE.

Çmimi për furrat e bukës nuk është rritur, ai subvencionohet nga shteti. OSHEE sqaron se çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës dhe kategoritë e bizneseve që prodhojnë produkte buke është i subvencionuar nga ana e shtetit. Ky çmim nuk reflekton asnje kosto të energjise dhe qeveria e subvencionon si nje mase sociale për popullsinë.
Bashkëpunimi shumë i ngushtë me grupet e interesit, si Shoqatën e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumrave, ka sjelle një tarifim më të drejtë të subjekteve dhe mbeshtetjen e nje konkurrence te ndershme ndermjet kategorive te ndryshme te furrave bukes.
Përsa i përket periudhës Maj-Shtator 2024, numri i subjekteve Furra Buke të cilat faturohen sot janë rreth 1600, të ndarë sipas tre kategorive:
● Në kategorinë Furra Buke – 480 subjekte
● Në kategorinë Furra Buke + Pastiçeri – 865 subjekte
● Në kategorinë Furra Buke + Pastiçeri + Bar Kafe – 222 subjekte” njofton OSHEE.

Tags: Cmimi i bukes

Nga Kategoria

Sllovenia po shqyrton mundësinë e ndalimit të rrjeteve sociale për të miturit nën 15 vjeç.
Lajme

Sllovenia po shqyrton mundësinë e ndalimit të rrjeteve sociale për të miturit nën 15 vjeç.

5 Shkurt, 2026
Aktualitet

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, shoku i 22-vjeçarit: Darion dhe babai i tij ishin gjallë

5 Shkurt, 2026
Kryefjala: “Jemi brenda afateve”, Manja shpjegon pse vendimi për heqjen e imunitetit të Ballukut po vonohet: Heqja e lirisë është një masë ekstreme
Aktualitet

Kryefjala: “Jemi brenda afateve”, Manja shpjegon pse vendimi për heqjen e imunitetit të Ballukut po vonohet: Heqja e lirisë është një masë ekstreme

5 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Sllovenia po shqyrton mundësinë e ndalimit të rrjeteve sociale për të miturit nën 15 vjeç.

Sllovenia po shqyrton mundësinë e ndalimit të rrjeteve sociale për të miturit nën 15 vjeç.

5 Shkurt, 2026

Këmbë e Michelangelos në ankandi: Skicë e jashtëzakonshme për Katedralen e Sistinës do të shitet Një skicë shumë e rrallë e këmbës nga Michelangelo për Katedralen e Sistinës është hera e parë që do të shitet në ankand. Skica e zbuluar kohët e fundit ishte pjesë e një studimi për freskën e Sibillës Libiane në tavanin e katedrales në Vatikan.

5 Shkurt, 2026

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, shoku i 22-vjeçarit: Darion dhe babai i tij ishin gjallë

5 Shkurt, 2026
Kryefjala: “Jemi brenda afateve”, Manja shpjegon pse vendimi për heqjen e imunitetit të Ballukut po vonohet: Heqja e lirisë është një masë ekstreme

Kryefjala: “Jemi brenda afateve”, Manja shpjegon pse vendimi për heqjen e imunitetit të Ballukut po vonohet: Heqja e lirisë është një masë ekstreme

5 Shkurt, 2026

“‘Të Gjithë Amerikani’: Çfarë dimë për Shfaqjen e Ndërhyrjes në Gjysmëkohën e Super Bowlin që proteston ndaj aktëve muzikore të NFL 2026” MAGA po përgatitet të organizojë Shfaqjen e Gjysmëkohës “Të Gjithë Amerikani” në protestë ndaj aktëve muzikore të NFL për Super Bowl 2026. Përgatituni për të mos u befasuar.

5 Shkurt, 2026

Top Channel denoncon ish-banorin e Big Brother për zhvatje

5 Shkurt, 2026
“Përfaqësimi i merituar, jo si noterë,” Manja në “Top Story”: Gjyqtari duhet të shqyrtojë provat dhe të ushtrojë drejtësinë.

“Përfaqësimi i merituar, jo si noterë,” Manja në “Top Story”: Gjyqtari duhet të shqyrtojë provat dhe të ushtrojë drejtësinë.

5 Shkurt, 2026

Arrestohet për spiunazh Koloneli i Forcave Ajrore në Greqi, dyshohet se i shiste Kinës të dhënat e NATO-s

5 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.