• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 6 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Hetimet marrin hov: Njëra nga kutitë e zeza të ‘Air India’ është gjetur

13 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Hetuesit indianë gjetën një nga dy kutitë e zeza të avionit ”Boeing 787” të ”Air India”, që u rrëzua të enjten në një zonë banimi të qytetit Ahmedabad, duke vrarë mbi 290 persona.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Ekipet nga Autoriteti Indian i Aviacionit Civil kanë gjetur një kuti të zezë nga vendi i rrëzimit”, theksoi një zyrtar policie.

Lexo edhe :

Lexo edhe:

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës në protestën e 36-të të tyre

FIFA anulon kartonin e kuq ndaj golashënuesit të SHBA, reagon Donald Trump

Një prej pasagjerëve të avionit me 242 vetë në bord, i mbijetoi mrekullisht rrëzimit të avionit që kishte për destinacion Londrën. Bishti i aeroplanit ishte ende i dukshëm, i ngulur në katin e dytë të një ndërtese.
Sipas raportit të policisë lokale, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë tashmë 265 trupa nga rrënojat e avionit dhe ndërtesave ku u përplas. Të paktën 24 vetë vdiqën në tokë kur aeroplani u rrëzua në mensën e një kolegji mjekësor.

Kryeministri indian Narendra Modi ka vizituar vendin e rrëzimit të aeroplanit dhe të plagosurit në spital.
Familjarët kanë dhënë mostra të ADN-së për të ndihmuar në identifikimin e viktimave.

Ekspertët e aviacionit thonë se është “pothuajse e pashpjegueshme” se si mbijetoi vetëm një pasagjer, pasi një aeroplan modern është projektuar t’u rezistojë përplasjeve dhe numri i të mbijetuarve duhet të ishte shumë i madh. Shkaku i rrëzimit ende nuk dihet.

India njoftoi një hetim zyrtar për rrëzimin e avionit në përputhje me protokollet ndërkombëtare. Përveç kësaj, qeveria po krijon një komitet të nivelit të lartë që përfshin ekspertë nga disa fusha për të shqyrtuar çështjen në detaje dhe do të punojë për të forcuar sigurinë e aviacionit dhe për të parandaluar incidente të tilla në të ardhmen.

Nga Kategoria

Aktualitet

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës në protestën e 36-të të tyre

5 Korrik, 2026
Bota

FIFA anulon kartonin e kuq ndaj golashënuesit të SHBA, reagon Donald Trump

5 Korrik, 2026
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes thotë se 5 zjarre vijojnë të jenë aktive në Shqipëri

5 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Cristiano Ronaldo konfirmon: Ky do të jetë Botërori im i fundit

6 Korrik, 2026

Haaland fundos Brazilin, Norvegjia kalon në çerekfinale

6 Korrik, 2026

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës në protestën e 36-të të tyre

5 Korrik, 2026

FIFA anulon kartonin e kuq ndaj golashënuesit të SHBA, reagon Donald Trump

5 Korrik, 2026

Ministria e Mbrojtjes thotë se 5 zjarre vijojnë të jenë aktive në Shqipëri

5 Korrik, 2026

Shpërthen sërish vullkani Etna në Siçili, mbyllet pjesërisht hapësira ajrore në Katania

5 Korrik, 2026

Po i ndihmon të tjerët më shumë nga sa të takon, njihu me sindromën e shpëtimtarit

5 Korrik, 2026

“Më qëlloi me grushta në fytyrë”, protestuesi i liruar tregon dhunën e policit me maskë

5 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.