Përplasja mes Barcelonës dhe Real Madridit ka kaluar në një tjetër nivel, këtë herë në rrugë ligjore.
Florentino Pérez është thirrur në një gjykatë të Madridit për një seancë pajtimi, pas padisë për shpifje të ngritur nga Barcelona. Klubi katalanas kërkon që presidenti i Real Madridit të tërheqë publikisht deklaratat e tij të fundit.
Pérez kishte lidhur çështjen Negreira me trofetë e humbur nga Real Madridi, duke pretenduar se klubit të tij i ishin “vjedhur” shtatë tituj të La Ligës. Barcelona i ka konsideruar këto fjalë si një akuzë të drejtpërdrejtë dhe dëmtim të reputacionit të klubit.
Nëse presidenti madrilen nuk tërhiqet nga deklaratat ose nuk paraqitet në seancë, Barcelona synon të ndjekë më tej çështjen me një padi penale për shpifje.











