Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë një operacioni të zhvilluar për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me bimë narkotike.
Në operacion janë të angazhuara forcat e Policisë së Shtetit, së bashku me agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).
Sipas të dhënave paraprake, gjatë ndërhyrjes janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ndërsa dyshohet se ato janë kryer në ajër.
Deri në këto momente, nuk raportohet për persona të lënduar.











