• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 15 Maj, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 11 të pandehur, mes tyre Talo Çela, Suel Çela dhe Ervis Martinaj

15 Maj, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme 11 të pandehur, anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal. Suel Çela (Marjus Lulaj), Talo Çela, Eljo Bitri, Festim Qoli, Agron (Kamber) Mehja, Abedin Mama, Aleks Çela, Florenc Çapia, Ervis Martinaj, Alket Xhixha dhe Elvin Merlika akuzohen se kanë bashkëpunuar për kryerjen e një sërë veprash kriminale, atentate, tentativa vrasjeje, sigurim kushtesh për të kryer ekzekutime dhe vjedhje.

Suel Çela alias Marjus Lulaj akuzohet për kryerjen e veprës e “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë ndaj shtetasit Lulzim Masha, më 18 janar 2022. Gjithashtu akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe atë të “Sigurimit të mjeteve dhe kushteve”, për të vrarë Kastriot (Elton) Kilen në Elbasan më 29 mars të 2022. 

Talo Çela akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim” të Fatmira (Habili) Dedaj, më 14 shtator të 2013 në Durrës. Po ashtu akuzohet për “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje të armëve të ftohta”, “Vrasje me paramendim”, (e mbetur në tentativë) ndaj Arben Islam Çetës dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Lexo edhe:

Presidenti Begaj takon Presidentin e Këshillit Evropian: Shqipëria, e vendosur në rrugën drejt BE-së

J.Lo. na e bëri të qartë: Ky është fustani që do mbizotërojë verën

Po ashtu akuzohet për vrasjen në rrethana cilësuese të shtetasit, Andi Zylyfi dhe plagosjen e Ardit Uruçit, më 13 dhjetor të 2019, në rrugën nacionale Peqin-Elbasan. Ervis Martinaj akuzohet për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale”, për të kryer vrasjen e Indrit Dokles, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë.

NJOFTIMI I PROKURORISË: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet lidhur me procedimin penal nr.75/7 të vitit 2022 dhe paraqiti kërkesën për gjykim ndaj të pandehurve;

Suel Çela (Marjus Lulaj), Talo Çela, Eljo Bitri, Festim Qoli, Agron (Kamber) Mehja, Abedin Mama, Aleks Çela, Florenc Çapia, Ervis Martinaj, Alket Xhixha dhe Elvin Merlika – të cilët përmes bashkëveprimit në formën e veçantë të bashkëpunimit në ‘Grup të Strukturuar Kriminal’*, kryen veprat penale të rradhitura më poshtë :

I pandehuri Suel Çela (Marjus Lulaj) – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, e mbetur në tentativë ndaj shtetasit, Lulzim Masha, më datë 18.01.2022, rreth orës 09:40, në rrugën “Hiqmet Buzi”, pranë Liqenit Artificial (Tiranë) dhe veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe atë të “Sigurimit të mjeteve dhe kushteve”, për të vrarë shtetasin, Kastriot (Elton) Kilen, më datë 29.03.2022, në Elbasan.

I pandehuri Talo Çela – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” të Fatmira (Habili) Dedaj, më datë 14.09.2013, rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4, në garazhin e një pallati në Durrës dhe veprën penale të “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”, atë të “Vrasjes me paramendim”, (e mbetur në tentativë) të Arben Islam Çetës, më 14.11.2013, rreth orës 22:00, në shesh-parkimin e bar-restorant ‘Balla’, në Labinot- Fushë (Elbasan) dhe veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Vrasjen në rrethana cilësuese të shtetasit, Andi Zylyfi dhe plagosjen e Ardit Uruçit, më datë 13.12.2019, në orën 18:36, në rrugën nacionale Peqin-Elbasan dhe veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

Vjedhjen me dhunë të banesës së shtetasit, Hamit Haxhiu, më datë 11 Shkurt 2013, rreth orës 04:45, në lagjen popullore (Shijak);

Vjedhjen me armë të pasurisë së shtetasit, Xhemali Liçi, më datë 19.12.2012, në lagjen ‘Kala’, të qytetit të Elbasanit dhe “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Vjedhjen me dhunë të pasurisë së shtetasit, Lirak Bajraktari, më datë 22.02.2011 rreth orës 08:00, në Elbasan;
Vjedhjen me dhunë të pasurisë së shtetasit, Skënder Rroshi, më datë 28.04.2011 në lagjen nr.4, Kavajë;

Vjedhjen me dhunë të pasurisë së shtetasit, Astrit Ademi, më datë 31.05.2013, rreth orës 15:10, në fshatin Marikaj (Vorë);

Vjedhjen me dhunë të banesës së shtetasit, Hamdi Sharka, më datë 04.2017, në fshatin Polizhan (Berat).

I pandehuri Eljo Bitri – I akuzuar për veprën penale “Shkatërrimin me eksploziv të pronës”, (katit të parë të një ndërtesë të banuar) së shtetasit, Mustafa Subashi, më datë 29.01.2020 rreth orës 20:45, në afërsi të disko Colombo (sektori Teuta), Durrës si dhe për veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Vrasjen në rrethana cilësuese të shtetasve; Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, më datë 02.03.2020, ora 19:00, në lagjen 14, Durrës dhe veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Vrasjen me paramendim të shtetasit, Emiljano Ramazani, më datë 20 Korrik 2020, në lagjen 28 Nëntori, Elbasan dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Dhunën e ushtruar ndaj shtetases, Blerta Bengasi, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2020, rreth orës 11:30, në rrugën Mihal Grameno, Tiranë.

Vjedhjen me dhunë të banesës së shtetasit, Hamdi Sharka, më datë 04.2017 në fshatin Polizhan (Berat) si edhe “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit Sokol Sanxhaktari, para datës 30 Korrik 2020, në Elbasan.

I pandehuri Festim Qoli – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” të Fatmira (Habili) Dedaj, më datë 14.09.2013, rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4, në Durrës, në garazhin e një pallati dhe për veprën penale të “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”.

Vrasjen me paramendim të shtetasit, Elvis Dedaj, më datë 05.06.2012, në orën 17:58, në lagjen nr.13, Durrës, tek hyrja e Restorantit ‘Xhenova’ dhe atë të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”,

Dhunën e ushtruar ndaj shtetases, Blerta Bengasi, më datë 30.01.2020 rreth orës 11:30, në rrugën Mihal Grameno, Tiranë.

“Shkatërrimin me eksploziv të pronës” së shtetasit, Mustafa Subashi më datë 29.01.2020, rreth orës 20:45, kati i parë i një ndërtese të banuar në afërsi të disko Colombo (sektori Teuta), Durrës dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

I pandehuri Agron (Kamber) Mehja – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” (e mbetur në tentativë) të shtetasit, Arben Islam Çeta, më 14.11.2013 rreth orës 22:00, në shesh- parkimin e bar restorant ‘Balla’, në Labinot- Fushë (Elbasan) si dhe “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

I pandehuri Abedin Mama – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” të shtetasit, Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit, Ardit Uruçi, më datë 13.12.2019, rreth orës 18:36, në rrugën nacionale Peqin-Elbasan dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

I pandehuri Aleks Çela – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” (e mbetur në tentativë) të shtetasit, Arben Islam Çeta, më 14.11.2013 rreth orës 22:00, në shesh-parkimin e bar restorant ‘Balla’, në Labinot- Fushë (Elbasan) dhe “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

I pandehuri Florenc Çapia – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit, Sokol Sanxhaktari, para datës 30 Korrik 2020, në Elbasan.

I pandehuri Ervis Martinaj – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale”, për të kryer vrasjen e shtetasit, Indrit Dokle, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë.

I pandehuri, Alket Xhixha – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale”, për të kryer vrasjen e Indrit Dokles, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë.

I pandehuri Elvin Merlika – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale”, për të kryer vrasjen e Indrit Dokles, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë.

Në kuadër të këtij procedimi penal vijon kryerja e hetimeve për të dokumentuar aktivitetin bashkëpunues të personave të tjerë të përfshirë në këto ngjarje kriminale dhe të tjerave të identifikuara kohët e fundit.

Nga Kategoria

Lajme

Presidenti Begaj takon Presidentin e Këshillit Evropian: Shqipëria, e vendosur në rrugën drejt BE-së

15 Maj, 2025
Kryesore

J.Lo. na e bëri të qartë: Ky është fustani që do mbizotërojë verën

15 Maj, 2025
Aktualitet

Aksion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

15 Maj, 2025

Na ndiqni

Të fundit

E përdorni ChatGPT? Shtatë gjërat që kurrë nuk duhet t’ia zbuloni

15 Maj, 2025

Presidenti Begaj takon Presidentin e Këshillit Evropian: Shqipëria, e vendosur në rrugën drejt BE-së

15 Maj, 2025

J.Lo. na e bëri të qartë: Ky është fustani që do mbizotërojë verën

15 Maj, 2025

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

15 Maj, 2025

Aksion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

15 Maj, 2025

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, mbërrin presidenti i Azerbajxhanit, Aliyev

15 Maj, 2025

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti

15 Maj, 2025

Lajm i trishtë nga QSUT! Ndërron jetë mjeku pediatër Bashkim Nezaj

15 Maj, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.