• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 10 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Kushëriri i Unikatil fletë për herë të parë për ndarjen nga jeta të Mentor Palokajt, ja shkaku i vdekjes sipas tij

9 Mars, 2025
tek Aktualitet, Kosova, Lajme, Showbiz
Share on FacebookShare on Twitter

Lorenc Palokaj, kushëriri i reperit Unikatil, ka ndarë detaje lidhur me vdekjen e vëllait të këtij të fundit, Mentor Palokajt, i cili u gjet i pajetë më 2 mars në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë, në rrethana ende të paqarta.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një postim të gjatë në Facebook, Lorenci ka shpjeguar shkaqet që sipas tij mund të kenë çuar në vdekjen e të afërmit të tij. Ai pohoi se ka qenë pranë Mentorit në tri javët e fundit të jetës së tij dhe se ai i kishte treguar atë ditë se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kam pasur fatin që tri javët e fundit të jetës së tij t’i kaloj pranë tij. Pesë ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, gjatë një bisede, ai më tha se i ndjente këmbët pak të fryra. E tha këtë në mënyrë të tërthortë, pa e bërë temë, dhe unë mendova se ishte diçka e zakonshme, si një lodhje e momentit apo një shqetësim jo serioz,” shkruan ai.

Lexo edhe:

Bllokimi i pagave, reagon Malaj: Efekti në buxhet është 40 milionë euro shtesë çdo vit

Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, flakët përhapen me shpejtësi

Sipas Lorencit, vdekja e Mentorit, në moshën 42-vjeçare, mund të ketë ndodhur për shkak të një neglizhence mjekësore. Ai tregon se Mentor Palokaj kishte bërë vizita mjekësore dhe rezultatet nuk kishin dalë të mira për zemrën e tij.

“I kishin thënë se duhej të shkonte në spital. Por kushdo që e ka njohur Mentorin, e di që ai kurrë nuk do t’i nënshtrohej kësaj situate,” shkruan ai.

Gjithashtu, Lorenci hodhi poshtë spekulimet që qarkulluan në media se Mentori mund të ketë vdekur nga mbidoza. “Unë jam 1000% i sigurt, që shkaku i vdekjes nuk ka qenë sipas spekulimeve, por kanë qenë probleme shëndetësore. Krejt ata që e kanë njoft e dinë çka po them,” ka theksuar ai mes tjerash.

Shkrimi i plotë:

“Një sqarim rreth vdekjes së Mentorit”

Kam pasur fatin që tri javët e fundit të jetës së tij t’i kaloj pranë tij. Pesë ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, gjatë një bisede, ai më tha se i ndjente këmbët pak të fryra. E tha këtë në mënyrë të tërthortë, pa e bërë temë, dhe unë mendova se ishte diçka e zakonshme, si një lodhje e momentit apo një shqetësim jo serioz. Në vijim, ai kurrë nuk e përmendi më këtë problem, as me mua dhe as me vëllain e tij.

Një ditë para vdekjes, më përcolli në aeroport, dhe atë ditë diçka nuk ishte si zakonisht. U falëm dy herë së bashku, dhe mënyra se si më shikoi atë ditë ishte ndryshe. Ishte një shikim i thellë, sikur ta dinte se ajo do të ishte hera e fundit që do të takoheshim. Gjatë gjithë udhëtimit, ndjeva sikur më shoqëroi me vështrimin e tij.

Në këto ditët më të errëta të jetës sime, morëm vesh nga një i afërm i ti se ai kishte qenë te mjeku dhe rezultatet nuk kishin dalë mirë në lidhje me zemrën e tij. I kishin thënë se duhej  të shkonte në spital. Por kushdo që e ka njohur Mentorin, e di që ai kurrë nuk do t’i nënshtrohej kësaj situate. Ai e jetoi jetën sipas mënyrës së tij, pa i diktuar askush se si ta jetonte, madje as vdekja nuk mundi t’ia diktonte ditën e fundit të jetës.

Duket qartë se ai e kishte ndjerë diçka në ditët e fundit, por kishte zgjedhur ta mbante për vete, duke mos dashur të shqetësonte të tjerët. Shikimi i tij i fundit dhe mënyra si të përshëndeti në aeroport duket sikur la pas një mesazh të heshtur, një lamtumirë të pashprehur me fjalë, por të ndjerë thellë.

Është e vështirë të pranosh një humbje të tillë, veçanërisht kur e kupton pas ngjarjes se kishte shenja që nuk i lexova plotësisht në kohë.

Nuk munda deri tani të gjej se te cili doktor ka qenë dhe çfarë diagnoze ka pasur Mentori muajt e fundit. Dëshira ime më e madhe është ta di këtë për ta kuptuar situatën dhe për të kuptuar se çfarë ka ndjerë në ditët e fundit.

“Jo, unë jam 1000% i sigurt që shkaku i vdekjes s’ka qenë qysh po spekulojnë mediat e pandërgjegjshme, po kan qen probleme shëndetsore. Krejt ata që e kanë njoftë, e dinë çka po them.

“Jam krenar që kam jetuar në kohën tënde dhe kam pasur mundësinë të rri me ty edhe se je i gjakut tim.

Nga Kategoria

Aktualitet

Bllokimi i pagave, reagon Malaj: Efekti në buxhet është 40 milionë euro shtesë çdo vit

10 Shtator, 2026
Aktualitet

Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, flakët përhapen me shpejtësi

10 Shtator, 2026
Aktualitet

Arrestohen dy persona në Gjirokastër, po fusnin mish dhe peshk kontrabandë

10 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Bllokimi i pagave, reagon Malaj: Efekti në buxhet është 40 milionë euro shtesë çdo vit

10 Shtator, 2026

Çmimi i lartë i karburanteve, qeveria italiane zgjat afatin për uljen e akcizës së naftës

10 Shtator, 2026

NATO pengon operacionin rus për sabotimin e kabllove nënujore në Arktik

10 Shtator, 2026

Rebelët Houthi afrohen te Bab el-Mandeb, rritet rreziku për bllokimin e një rruge kyçe të naftës

10 Shtator, 2026

Dërgesat e emigrantëve arrijnë rekord të ri historik, 621 milionë euro në janar-qershor

10 Shtator, 2026

Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, flakët përhapen me shpejtësi

10 Shtator, 2026

Arteta pranë rinovimit me Arsenalin, pritet të bëhet një nga trajnerët më të paguar në botë

10 Shtator, 2026

Arrestohen dy persona në Gjirokastër, po fusnin mish dhe peshk kontrabandë

10 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.