• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Ç’po ndodh në Tivat? Ndalohet avioni i nisur nga Beogradi, kontrollohet çdo pasagjer

3 Qershor, 2026
tek Bota, Kryesore, Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Një avion me rreth 90 pasagjerë, i ardhur nga Serbia, është ndaluar këtë të mërkurë në Aeroportin e Tivatit, ku autoritetet malazeze po zhvillojnë kontrolle të detajuara sigurie ndaj udhëtarëve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Policia e Malit të Zi njoftoi se masat e shtuara të kontrollit po zbatohen në prag të Samitit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tivat më 5 qershor.

“Në kuadër të këtyre masave, në pikën kufitare të Aeroportit të Tivatit u përzgjodh për kontroll një fluturim çarter në linjën Beograd-Tivat, me të cilin këtë mëngjes mbërritën rreth 90 shtetas serbë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës: 5 të rinj nga Kosova u futën në det për t’u larë, por u morën nga dallgët

Zyrtari britanik: Ribashkimi me BE-në është i pashmangshëm

Sipas autoriteteve, po kryhen verifikime lidhur me arsyen e hyrjes dhe qëndrimit të këtyre personave në Mal të Zi. Policia theksoi se, nëse konstatohet bazë ligjore, do të ndërmerren edhe masa kufizuese në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ndërkohë, policia nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me raportimet e gazetës malazeze Vijesti, sipas të cilave disa nga pasagjerët konsiderohen “persona me interes nga aspekti i sigurisë” dhe, në shumicën e rasteve, kanë precedentë penalë.

Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizja Evropa Tani, Tonqi Janoviç, përshëndeti reagimin e institucioneve malazeze. Në një reagim në rrjetin social X, ai deklaroi se “një grup personash me dosje të gjera zgjodhën të vinin në Tivat pikërisht në kohën kur Mali i Zi po organizon ngjarjen më të madhe ndërkombëtare të vitit, nën masat më të larta të sigurisë”.

Dakle, grupa ljudi sa pozamašnim dosijeima odlučila je da baš u vrijeme najvećeg međunarodnog skupa u Crnoj Gori, kada je angažovano preko 1.500 policijskih službenika i kada su na snazi najviše bezbjednosne mjere, dođe u Tivat. Baš zanimljiv izbor termina. 🤔

Naravno, možda su… pic.twitter.com/Az13Usup4c— Toni Janovic (@Toni_Janovic) June 3, 2026


Ai shtoi se ky rast dëshmon se kërcënimet hibride dhe sfidat e tjera të sigurisë janë realitet i kohës moderne, por edhe se institucionet malazeze po veprojnë me seriozitet dhe përgjegjësi.

Nga ana tjetër, Policia e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it lidhur me raportimet e disa mediave malazeze se personat e mbërritur me këtë fluturim mund të kenë qenë të angazhuar për sigurimin jozyrtar të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat.

As Presidenca e Serbisë nuk komentoi mbi këto pretendime. Po ashtu, kompania ajrore kombëtare Air Serbia nuk iu përgjigj pyetjeve nëse avioni i përfshirë ishte pjesë e flotës së saj dhe kush e kishte charteruar fluturimin.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbledhë në Tivat liderët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrja e presidentit serb Aleksandar Vuçiç është konfirmuar, pas mungesës së tij në samitin e fundit të mbajtur në Bruksel në dhjetor 2025.

Takimi i këtij viti konsiderohet veçanërisht i rëndësishëm për Malin e Zi, i cili mbetet vendi i vetëm në rajon që aktualisht gëzon një perspektivë të qartë dhe të prekshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Tags: avioniTivat

Nga Kategoria

Aktualitet

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës: 5 të rinj nga Kosova u futën në det për t’u larë, por u morën nga dallgët

3 Qershor, 2026
Bota

Zyrtari britanik: Ribashkimi me BE-në është i pashmangshëm

3 Qershor, 2026
Bota

Zjarr i madh në Nju Delhi, mbi 21 viktima

3 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ç’po ndodh në Tivat? Ndalohet avioni i nisur nga Beogradi, kontrollohet çdo pasagjer

3 Qershor, 2026

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës: 5 të rinj nga Kosova u futën në det për t’u larë, por u morën nga dallgët

3 Qershor, 2026

Zyrtari britanik: Ribashkimi me BE-në është i pashmangshëm

3 Qershor, 2026

Spanja drejt Botërorit me dilema merkatoje, 9 lojtarë me të ardhmen pezull

3 Qershor, 2026

Tensione te Franca para Botërorit, lojtarët të pakënaqur me biletat dhe bonuset

3 Qershor, 2026

Zjarr i madh në Nju Delhi, mbi 21 viktima

3 Qershor, 2026

Grabitja e bankës në Tiranë, zbardhet dëshmia e rojes së arrestuar

3 Qershor, 2026

Vala e të nxehtit “djeg” Spanjën, 101 persona humbën jetën vetëm gjatë majit

3 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.