• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 23 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Dubai nuk është më strehë e sigurt për shqiptarët, 16 të ekstraduar në dy vitet e fundit

23 Nëntor, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ekstraduar të paktën 16 persona drejt Shqipërisë gjatë dy viteve të fundit, në kuadër të një vale të re bashkëpunimi me autoritetet europiane për kapjen dhe kthimin e personave të kërkuar nga drejtësia.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Shifra bëhet publike nga gazeta prestigjioze amerikane “The Wall Street Journal”,  e cila analizon ndryshimin e politikës së Emirateve të Bashkuara Arabe ndaj personave të dyshuar për krime të rënda, të cilët prej vitesh kishin gjetur strehë në Dubai.

Sipas gazetës, në dy vitet e fundit Emiratet kanë ekstraduar dhjetëra persona të kërkuar nga vende të ndryshme europiane. Përveç Shqipërisë, në listë përfshihen Franca, me të paktën 28 persona të ekstraduar, dhe Belgjika, me 23. Shqipëria renditet me 16 persona të kthyer në vend.

Lexo edhe:

Magyar paralajmëron vizitë në Ukrainë, një sinjal për afrimin mes Budapestit dhe Kievit

BE propozon paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Për vite me radhë, Dubai është konsideruar një destinacion i favorshëm për personat e kërkuar ndërkombëtarisht, për shkak të mundësive për të investuar, rregullave financiare dhe lehtësive për të siguruar qëndrim në këtë vend. Kjo u ka mundësuar disa personave të dyshuar për përfshirje në rrjete kriminale të jetojnë larg hetimeve dhe ndjekjeve penale në vendet e tyre.

Megjithatë, situata ka nisur të ndryshojë pas marrëveshjeve të reja të ekstradimit dhe forcimit të bashkëpunimit me autoritetet perëndimore. Një prej rasteve më të bujshme ishte ekstradimi në gusht i Daniel Kinahan, i dyshuar si drejtues i një prej organizatave më të fuqishme kriminale irlandeze, i cili kishte jetuar për më shumë se një dekadë në Dubai.

Një tjetër rast i rëndësishëm ishte ai i Ridouan Taghi, drejtues i një karteli droge me origjinë marokeno-holandeze, i ekstraduar në Holandë në vitin 2019 dhe i dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2024.

Artikulli thekson se ndryshimi i qasjes së Emirateve ka krijuar shqetësim te personat e kërkuar që jetojnë në këtë vend, disa prej të cilëve po kërkojnë tashmë destinacione të tjera për t’u fshehur.

Megjithatë, ekspertët e cituar nga “Wall Street Journal” vënë në pikëpyetje nëse këto ekstradime përfaqësojnë një ndryshim të plotë të politikës së Emirateve, apo janë edhe pjesë e përpjekjeve të vendit për të përmirësuar imazhin ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me Perëndimin.

Nga Kategoria

Bota

Magyar paralajmëron vizitë në Ukrainë, një sinjal për afrimin mes Budapestit dhe Kievit

23 Nëntor, 2026
Bota

BE propozon paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë

23 Nëntor, 2026
Bota

“Ai është djalli”, VIDEO që ka shokuar Amerikën, politikani reagon pas “çorientimit” të syve

23 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dubai nuk është më strehë e sigurt për shqiptarët, 16 të ekstraduar në dy vitet e fundit

23 Nëntor, 2026

Nëntori mbyllet me reshje dhe rënie të temperaturave

23 Nëntor, 2026

Magyar paralajmëron vizitë në Ukrainë, një sinjal për afrimin mes Budapestit dhe Kievit

23 Nëntor, 2026

BE propozon paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë

23 Nëntor, 2026

“Ai është djalli”, VIDEO që ka shokuar Amerikën, politikani reagon pas “çorientimit” të syve

23 Nëntor, 2026

Courtois ngre pikëpyetje për “Topin e Artë”: “Nuk e di çfarë duhet të bëjë një portier për ta fituar”

23 Nëntor, 2026

Vrasja e Liridona Ademajt, Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, 30 vite për Kushtrim Kokallën

23 Nëntor, 2026

Real Madrid telefonoi dy herë Bayernin për Olise, Eberl zbulon prapaskenat

23 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.