• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Rendi i Ditës/ Kuvendi diskuton sot Paketën Fiskale dhe Buxhetin 2027, PD me 12 deputetë të përjashtuar

18 Nëntor, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën plenare ku në fokus do të jenë diskutimet dhe shqyrtimi në parim i projektbuxhetit për vitin 2027, si dhe i Paketës Fiskale.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Të dyja nismat kanë kaluar më herët në komisionet parlamentare.

Seanca pritet të shoqërohet me debate politike, ndërsa Partia Demokratike do të jetë e përfaqësuar me një numër më të vogël deputetësh, për shkak të përjashtimit të 12 ligjvënësve. Mes tyre janë edhe kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, dhe sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

Lexo edhe:

Erion Veliaj kërkoi mocion mosbesimi për Ramën, Klosi “i pret” shpresat

SHBA humbet statusin e eliminimit të fruthit pas 26 vitesh, mbi 5 mijë raste këtë vit

Një ditë para seancës, kreu i PD-së, Sali Berisha, bëri të qartë qëndrimin e opozitës, duke deklaruar se demokratët do të votojnë kundër projektbuxhetit. Ai e cilësoi hartimin e tij si një proces të zhvilluar në mungesë transparence dhe pa konsultime me qytetarët apo përfaqësuesit e biznesit.

Sipas Berishës, projektbuxheti favorizon një grup të kufizuar përfituesish, ndërsa barra financiare bie mbi qytetarët dhe sipërmarrjet shqiptare.

Pas votimit në parim në Kuvend, projektbuxheti do t’u rikthehet komisioneve parlamentare për shqyrtimin nen për nen, përpara se të kalojë sërish në seancë plenare për votimin përfundimtar.

Çfarë parashikon rendi i ditës?

Përveç projektbuxhetit të vitit 2027, deputetët do të shqyrtojnë edhe disa ndryshime në legjislacionin fiskal, që prekin tatimin mbi të ardhurat, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), procedurat tatimore, taksat kombëtare dhe akcizat.

Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu ndryshimet në ligjin për strehimin social, një vendim për Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, si dhe diskutimet për çështje jashtë rendit të ditës.

Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së 29 tetorit 2026, për të vijuar më pas me njoftimet dhe shqyrtimin e projektligjeve të parashikuara.

Rendi i ditës së seancës plenare:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.10.2026.
2. Njoftime.
3. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, të ndryshuar”.
4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
6. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, ‘Për taksat kombëtare’, të ndryshuar”.
7. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
8. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2027”.
9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 22/2018, ‘Për strehimin social’, të ndryshuar”.
10. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 169/2026 të Kuvendit ‘Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë’”.
11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Nga Kategoria

Aktualitet

Erion Veliaj kërkoi mocion mosbesimi për Ramën, Klosi “i pret” shpresat

18 Nëntor, 2026
Bota

SHBA humbet statusin e eliminimit të fruthit pas 26 vitesh, mbi 5 mijë raste këtë vit

17 Nëntor, 2026
Aktualitet

Policia e qëlloi me plumb në sy, Erjon Vishkulli kthehet nga Italia: Shqipëria është e jona

17 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rendi i Ditës/ Kuvendi diskuton sot Paketën Fiskale dhe Buxhetin 2027, PD me 12 deputetë të përjashtuar

18 Nëntor, 2026

Erion Veliaj kërkoi mocion mosbesimi për Ramën, Klosi “i pret” shpresat

18 Nëntor, 2026

Kosova nuk merr pikë në Dublin, kartoni i kuq dhe dy penalltitë vendosin ndeshjen

17 Nëntor, 2026

Portugalia përmbys Uellsin, rikthehet te fitorja pas humbjes së rëndë

17 Nëntor, 2026

Mjeku dhe korrespondenti i CNN: Vaksinat nuk janë opinion, por shkencë

17 Nëntor, 2026

Të paguash për të gjetur miq? Aplikacionet e reja po organizojnë takime mes të panjohurve

17 Nëntor, 2026

Shuhet në moshën 81-vjeçare Peter Storey, legjenda e Arsenalit

17 Nëntor, 2026

SHBA / Ndërpritet rrjeti sekret i komunikimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare

17 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.