Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin, të akuzuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.
SPAK ka kërkuar dënimin me 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite burg për Drianto Bardhin, në kuadër të një fraksioni të dosjes së njohur si “Revanshi”.
Gjatë hetimeve për këtë dosje janë zbardhur mijëra komunikime të zhvilluara përmes aplikacionit të koduar Sky ECC, të cilat kanë shërbyer si pjesë e provave të organit të akuzës.
Leonard Duka është dënuar më herët me 30 vite burg, si drejtues i grupit kriminal të përfshirë në ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.
Ndërkohë, Ervis Martinaj vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa Erigers Mihasi u ekzekutua në një atentat.











