Cristiano Ronaldo vazhdon të sfidojë moshën. Portugezi ishte protagonisti absolut në fitoren 5-3 të Al Nassr ndaj Al Kholood, duke realizuar një tripletë në pjesën e dytë.
Pas një pjese të parë të komplikuar, Al Nassr ndryshoi ritëm pas pushimit dhe Ronaldo mori skenën. Goli i tij i parë erdhi pas një asisti të João Félix, ndërsa më pas realizoi edhe me kokë pas një tjetër krosimi të portugezit.
Në minutat e fundit, kapiteni kompletoi tripletën duke shënuar nga brenda zonës dhe vulosi një tjetër mbrëmje të jashtëzakonshme personale.
João Félix ishte gjithashtu vendimtar me katër asistime, ndërsa fitorja e çoi Al Nassr në krye të renditjes.
Në moshën 41-vjeçare, Ronaldo vazhdon të shënojë me ritme të jashtëzakonshme dhe të jetë përcaktues për skuadrën e tij.











