Sipas prokurorisë në gjykatën Old Bailey, një koment për partneren e Ellis Anim-Annor dyshohet se ka nisur konfliktin që përfundoi me vrasjen e 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi në Croydon, në Londrën jugore.
Pasi Abazi kishte kaluar mbrëmjen e Shën Valentinit me partneren dhe miqtë në një sallë bowlingu, i akuzuari dyshohet se u largua nga lokali, u kthye dhe u përball me grupin e tyre.
Në atë përplasje me thika, më 15 shkurt, Abazi vdiq në spital, ndërsa dy të rinj 21-vjeçarë u plagosën, njëri prej tyre rëndë. Anim-Annor mohon akuzat për vrasje dhe plagosje me dashje, ndërsa procesi gjyqësor vazhdon.











