Situata rreth Cristiano Ronaldos në kombëtaren e Portugalisë vazhdon të tensionohet, ndërsa kapiteni portugez ka tërhequr sërish vëmendjen me një veprim në rrjetet sociale.
Ronaldo ka pëlqyer një postim në Instagram të Felipe Melos, ku ish-futbollisti brazilian kritikonte mënyrën se si po trajtohet CR7 nga ambienti i kombëtares portugeze.
“Nuk shoh askënd aty që t’i afrohet Cristiano Ronaldos. Nuk mund ta lini lojtarin më të mirë në historinë e Portugalisë të largohet në këtë mënyrë”, deklaroi Melo, i cili kritikoi gjithashtu shokët e skuadrës dhe trajnerin Jorge Jesus.
Braziliani u shpreh hapur në mbështetje të Ronaldos, duke theksuar se mes tij dhe Jorge Jesus do të mbante anën e sulmuesit portugez.
Videoja u bë virale dhe fakti që vetë Ronaldo e pëlqeu postimin u interpretua si një sinjal i qartë se 41-vjeçari ndan pakënaqësinë e shprehur ndaj mënyrës se si është menaxhuar situata e tij.

Në mbështetje të Ronaldos reagoi edhe Arturo Vidal, i cili e cilësoi të papërshtatshme mënyrën se si po zhvillohet kjo histori, duke nënvizuar kontributin e madh të portugezit për kombëtaren.
Ndërkohë Portugalia vazhdon përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Norvegjisë, ndërsa “çështja Cristiano” mbetet tema kryesore rreth ekipit të Jorge Jesus.











