Sot, më 1 tetor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Kafes, një ditë që i kushtohet një prej pijeve më të konsumuara dhe më të dashura në botë.
Kafeja është pjesë e përditshmërisë për miliona njerëz, qoftë si mënyrë për ta nisur mëngjesin, për një pushim gjatë ditës apo për të kaluar kohë me miqtë.
Dita shërben gjithashtu për të vlerësuar punën e fermerëve dhe të gjithë industrisë që qëndron pas çdo filxhani kafeje.











