• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 15 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Natën e parë në qeli, e kalova pa gjumë në sy”/ Veliaj: Fustanet e gruas sime kushtojnë shumë më pak

11 Shkurt, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia duke akuzuar prokurorin e çështjes si personin që ka inskenuar akuzat, provat dhe faktet kundër tij për pastrim parash dhe korrupsion.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Reagimi:

Natën e parë në qeli, i marrë forcërisht larg familjes dhe me idenë që sot në mëngjes im bir nuk do të shkonte në shkollë as me mua, as me të ëmën, e kam kaluar pa gjumë në sy. I vetmi ngushëllim ishte që nuk mund të shihja dhe as dëgjoja qenërinë, që me siguri më është vërsulur mbrëmë në studiot e kafshimeve dhe jargëve televizive.

Lexo edhe:

Arratisja spektakolare e shqiptarit në Spanjë, me mbi 80 precedentë penalë , por fundi ishte i hidhur

“Kryetari i pagëzuar rishtaz nga Kushtetuesja nuk mund të lëvizë nga qelia”/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike

Ndjesë për çfarë ju kanë dëgjuar veshët dje deri vonë dhe sot që në sabah në ato kanale gjirizi. Por, dua të jini të sigurt se historia që po më tregon mua si një kriminel të korruptuar, i cili ka fshehur pasuri dhe pastruar para bashkë me të shoqen, është e sajuar nga një individ pervers, prokurori i çështjes tonë.

Ai, për shembull, ka shkruar në akt-akuzën haluçinante se ime shoqe ka harxhuar mbi gjysëm milionë euro për blerje online fustanësh dhe bizhuterish. Ky pervers, që më pyeste mua për fustanet e gruas dhe më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte kontrollonte gruan e tij në punë, nuk ka dashur t’ia dijë për shpjegimet e mia dhe të sime shoqeje. Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal.

Kur i thosha se kjo ishte e vërteta dhe kur në fakt, në shtëpinë tonë nuk ka gjetur as fustane mijëra eurosh, as bizhuteri me ndonjë vlerë të veçantë, ai zvarranik si i dalë nga qenefët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit zgërdhihej dhe më tregonte se si i binte violinës kur ishte i vogël.

A ju duket rastësi që në të gjithë historinë e gojës së kërmës Sali, ky violinist i mbetur në tentativë është i vetmi individ që pasi e ka akuzuar si kriminel një ditë më parë, Saliu i ka kërkuar falje të nesërmen? Mua jo, se që të të kërkojë falje Saliu, do duhet realisht t’i bësh një shërbim të pamundur. Po kjo s’është akuzë, është vetëm një opinion.

Kalofshi mirë sot miq dhe kujt më beson i jam falenderues, kujt s’më beson i jam mirëkuptues.

Tags: burgreagimiveliaj

Nga Kategoria

Kryesore

Arratisja spektakolare e shqiptarit në Spanjë, me mbi 80 precedentë penalë , por fundi ishte i hidhur

15 Shtator, 2026
Screenshot
Kryesore

“Kryetari i pagëzuar rishtaz nga Kushtetuesja nuk mund të lëvizë nga qelia”/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike

15 Shtator, 2026
Bota

VIDEO/ Mendjen te telefoni, i riu bie nga kati i dytë i kantierit, përfundon në spital

15 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tebas shpërthen ndaj Infantinos: “Që finalja e Botërorit 2030 të luhet në Spanjë, ai duhet të largohet”

15 Shtator, 2026

Gjysma e rafinerive kryesore ruse të naftës ulin prodhimin pas sulmeve me dronë

15 Shtator, 2026

Italia zgjat pezullimin e marrëveshjes së Shengenit për 15 ditë të tjera, Madridi: Absurde dhe e panevojshme

15 Shtator, 2026

Alarm në ngushticën e Hormuzit, trafiku detar bie në nivele minimale

15 Shtator, 2026

“Hey Kimi, jam Messi, bëjmë një selfie?” — Antonelli-mania pushton botën e sportit

15 Shtator, 2026

Luis de la Fuente drejt rinovimit me Spanjën, do të jetë ndër trajnerët e kombëtareve më të paguar në botë

15 Shtator, 2026

Conte rikthehet në orbitën e Juventusit, por kthimi i tij do të ishte një operacion i komplikuar

15 Shtator, 2026

Zyrtare: Camp Nou do të presë finalen e Champions League në vitin 2029

15 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.