• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 27 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Rënia e Sterling, nga yll i Premier League në probleme serioze me ligjin

27 Shtator, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Raheem Sterling po kalon një nga periudhat më të errëta të karrierës së tij. Ish-ylli i Manchester Cityt, dikur një nga lojtarët më të shtrenjtë dhe më të vlerësuar të Premier League, është aktualisht pa skuadër dhe po përballet me pasoja ligjore pas një incidenti të ndodhur në muajin maj.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sterling u arrestua pasi doli nga rruga me Lamborghinin e tij në autostradën M3 në Hampshire. Në shtator, 31-vjeçari pranoi fajësinë për drejtim të rrezikshëm, posedim të oksidit të azotit për përdorim të papërshtatshëm dhe refuzim të testit të alkoolit. Dënimi i tij pritet të shpallet më 25 nëntor.

Ngjarja erdhi vetëm pak ditë pasi Sterling kishte luajtur ndeshjen e fundit me Feyenoord, klub ku u transferua në shkurt. Në Holandë ai regjistroi vetëm tetë paraqitje dhe nuk arriti të rikthente formën që dikur e kishte bërë një nga futbollistët më të rrezikshëm në Angli.

Lexo edhe:

Mancini kërkon reagim pas humbjes ndaj Belgjikës, ja çfarë u tha lojtarëve në dhomat e zhveshjes

Spanja bën sërish histori, arrin 39 ndeshje pa humbje duke lënë pas Italinë dhe Argjentinën

Karriera e tij nisi të marrë tatëpjetën pas largimit nga Manchester City. Sterling kishte shkëlqyer nën drejtimin e Pep Guardiolës, duke shënuar 120 gola dhe dhënë 77 asistime, ndërsa fitoi katër tituj të Premier League. Më pas u transferua te Chelsea për rreth 56 milionë euro, por gradualisht humbi rëndësinë në skuadër.

Me ardhjen e Enzo Marescës, Sterling mbeti jashtë planeve dhe u huazua te Arsenali. Edhe aventura me “Topçinjtë” nuk solli kthesën e pritur: 28 ndeshje, vetëm një gol dhe pesë asistime. Pas rikthimit në Chelsea, kontrata e tij u ndërpre me marrëveshje të përbashkët, ndërsa eksperienca e shkurtër te Feyenoord ishte një tjetër zhgënjim.

Nga një lojtar që në vitin 2019 vlerësohej rreth 160 milionë euro dhe që Guardiola e kishte cilësuar si një nga më të mirët që kishte trajnuar, Sterling sot është pa klub dhe pret vendimin e gjykatës. Sipas raportimit, ai rrezikon deri në dy vite burg, megjithëse një dënim i tillë mund të pezullohet.

Tags: chelseamanchester citypremier leagueRaheem Sterling

Nga Kategoria

Sporti

Mancini kërkon reagim pas humbjes ndaj Belgjikës, ja çfarë u tha lojtarëve në dhomat e zhveshjes

27 Shtator, 2026
Sporti

Spanja bën sërish histori, arrin 39 ndeshje pa humbje duke lënë pas Italinë dhe Argjentinën

27 Shtator, 2026
Sporti

Modric nuk di të ndalet, kapiteni udhëheq Kroacinë drejt fitores në Pragë

26 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rënia e Sterling, nga yll i Premier League në probleme serioze me ligjin

27 Shtator, 2026

Protestë në Shkup kundër dënimit të liderëve të UÇK

27 Shtator, 2026

Mancini kërkon reagim pas humbjes ndaj Belgjikës, ja çfarë u tha lojtarëve në dhomat e zhveshjes

27 Shtator, 2026

A duhet të flesh më gjatë në fundjavë? Ja çfarë thotë shkenca

27 Shtator, 2026

Spanja bën sërish histori, arrin 39 ndeshje pa humbje duke lënë pas Italinë dhe Argjentinën

27 Shtator, 2026

Irani këmbëngul për diplomaci pas refuzimit të planit për ngushticën e Hormuzit

27 Shtator, 2026

Shkodër/ Zjarr në çatinë e një hoteli në qendër të qytetit, ndërhyjnë zjarrfikëset

27 Shtator, 2026

“Kishte referenca të shkëlqyera”, Rama: Vlora Hyseni, në borxh të madh moral me këtë vend

27 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.