• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Çoi padashje një video në grupin e shoqeve, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë

17 Shtator, 2026
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e tmerrshme është bërë publike ditën e sotme, 17 shtator, ku është mësuar se një 12-vjeçare, dyshohet se është abuzuar seksualisht nga djali i hallës dhe tezja e saj. Të dy personat janë arrestuar nga Policia e Tiranës, nën dyshimet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, “Incest” dhe “Pornografi”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Për të dhënë më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje të rëndë, gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ishte në një lidhje live në emisionin “Rudina” në TV Klan.

Daci pohoi se ndodhej pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në përpjekje për të siguruar më shumë informacione, megjithatë, për shkak të ruajtjes së anonimatit të të miturës dhe sensitivitetit të çështjes, autoritetet janë treguar të rezervuara në dhënien e detajeve.

Lexo edhe:

Tjetër tragjedi me elektriçistët, humb jetën 34 vjeçari në Shkodër

SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!

“Sipas informacioneve që ne kemi, padashur, 12-vjeçarja ka hedhur një nga materialet që dyshohet se ka pasur pamje pornografike në një nga grupet e chat-it që ajo kishte me shoqet e saj. Nga frika se kjo pamje filmike mund të shpërndahej te persona të tjerë, ajo ka kontaktuar fillimisht psikologen e shkollës, e cila, menjëherë e alarmuar, ka lajmëruar zyshën kujdestare e më pas prindërit e vajzës, po ashtu edhe strukturat e policisë.”

Gazetarja u shpreh se menjëherë pas sinjalizimit, strukturat e rendit kanë bërë të mundur shoqërimin e vajzës në ambientet e policisë, në prani të prindërve dhe psikologes. Aty është bërë edhe marrja në pyetje e saj, për orë të gjata, me asistencën e psikologes.

“Është bërë e mundur marrja në pyetje me anë të psikologes, ku kanë zbuluar më pas informacione që i kanë tronditur edhe vetë hetuesit. Të gjithë ata që janë marrë me rastin janë në gjendje shumë të shokuar nga ajo se çfarë kanë arritur të shohin. Fillimisht, hetuesit, nga ajo çfarë kanë gjetur, kanë rënë në gjurmët e djalit të hallës së saj, i cili është në moshën 29-vjeçare. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, për shkak se mund të çojë në identifikimin e vajzës.”

Gjatë hetimeve, autoritetet dyshohet se kanë zbuluar edhe materiale të tjera pornografike, duke ngritur dyshime për përfshirjen e tezes së 12-vjeçares. Për këtë arsye, sipas gazetares, është bërë i mundur edhe shoqërimi dhe arrestimi i saj.

Sipas Dacit, ngjarja dyshohet të ketë nisur rreth tre muaj më parë. Nga informacionet e deritanishme, nuk dyshohet se dy personat e përfshirë kanë pasur lidhje mes tyre në aktin e rëndë të ndërmarrë ndaj vajzës së mitur.

“Çështja është ende nën hetim dhe ndoshta nga verifikimet e mëtejshme dhe ekspertiza e detajuar e telefonave të të dyshuarve mund të dalin dhe të dhëna që mund të provojnë ndoshta edhe një marrëdhënie tjetër, atë të 29 vjeçarit dhe 32 vjeçares.”

Ajo bëri gjithashtu të ditur se abuzimet kanë ndodhur në kohë të ndryshme dhe vende të ndryshme./Klantv

Nga Kategoria

Aktualitet

Tjetër tragjedi me elektriçistët, humb jetën 34 vjeçari në Shkodër

9 Nëntor, 2026
Aktualitet

SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!

9 Nëntor, 2026
Aktualitet

U gjobit 5 mln lekë për protestën, historia prekëse e 17-vjeçarit: Pa nënë, pa drita dhe në varfëri

9 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tjetër tragjedi me elektriçistët, humb jetën 34 vjeçari në Shkodër

9 Nëntor, 2026

SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!

9 Nëntor, 2026

Manchester United ende pa vendim për Carrick, e ardhmja e trajnerit mbetet pezull

9 Nëntor, 2026

U gjobit 5 mln lekë për protestën, historia prekëse e 17-vjeçarit: Pa nënë, pa drita dhe në varfëri

9 Nëntor, 2026

Kane jashtë formacionit më të mirë të FIFPro, Spanja dominon me katër lojtarë

9 Nëntor, 2026

Trump vë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të mesmandatit, pasi më herët pranoi rezultatin

9 Nëntor, 2026

Merz kushtëzon buxhetin e ri të BE-së: Të gjitha shtetet anëtare të kontribuojnë me financimin e Ukrainës

9 Nëntor, 2026

Vaji i ullirit zbret në 500 lekë për litër, fermerët refuzojnë ta shesin!

9 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.