• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 10 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Deco sqaron çështjen Julián Álvarez: “Nuk i kemi kërkuar kurrë të thotë se donte të largohej nga Atlético”

10 Shtator, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Deco ka bërë bilancin e merkatos së verës së Barcelonës, duke folur hapur për disa prej operacioneve më të rëndësishme të klubit. Drejtori sportiv blaugrana u ndal veçanërisht te transferimi i Rodrit dhe te tentativa e dështuar për Julián Álvarez.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Për argjentinasin, Deco këmbënguli se Barcelona veproi në mënyrë korrekte dhe se nuk i kërkoi kurrë lojtarit të ushtronte presion ndaj Atlético Madridit. “Ne bëmë gjërat siç duhet. Bëmë një ofertë dhe nuk morëm përgjigje. Ata nuk donin ta shisnin lojtarin, kaq. Nuk i kemi thënë kurrë Juliánit të deklaronte se donte të largohej nga Atlético”, tha ai.

Deco sqaroi gjithashtu se oferta e Barcelonës parashikonte pagesën në tre sezone dhe jo në gjashtë, siç është pretenduar nga Atlético. Marrëdhëniet mes dy klubeve janë tensionuar pas kësaj çështjeje, por drejtori sportiv i Barça-s insistoi se klubi katalanas nuk ka bërë asgjë të gabuar.

Lexo edhe:

Como hyn në historinë e Champions League, qyteti me 83 mijë banorë sfidon gjigantët e Europës

Dy ish-lojtarët e Barcelonës po shkëlqejnë te PSG, Ferran me tripletë dhe Dro protagonist në Champions League

Ndryshe përfundoi operacioni për Rodrin. Barcelona fillimisht nuk besonte se mesfushori mund të largohej nga Manchester City, por sapo mësoi se ekzistonte kjo mundësi, Deco kontaktoi menjëherë drejtuesit e klubit anglez dhe në fund spanjolli zgjodhi Barça-n përpara Real Madridit.

Ai foli edhe për Bernardo Silvën, duke konfirmuar se portugezi kishte treguar interes për Barcelonën, por profili i tij nuk përputhej plotësisht me atë që kërkonte klubi. “Nuk ishte pozicioni që po kërkonim. E adhuroj si lojtar, por kishte edhe faktorë të tjerë, jo vetëm financiarë, por edhe minutat që mund t’i ofronim.”

Deco vlerësoi gjithashtu mënyrën diskrete me të cilën Barcelona realizoi transferimet e Anthony Gordon, Adeyemit dhe Gabriel Jesus, duke theksuar se rrjedhjet e informacionit vetëm sa i komplikojnë negociatat.

Në fund, drejtori sportiv foli edhe për sulmin dhe Topin e Artë. Ai deklaroi se Barcelona nuk e ndjen mungesën e një “numri 9” klasik, duke vlerësuar rolin e Raphinhas dhe Gabriel Jesus. Ndërsa për mungesën e Raphinhas dhe Pedrit nga lista e Topit të Artë ishte i prerë: “Është një skandal global”. Për Lamine Yamal, Deco nuk ka dyshime: “Është kandidati kryesor. Ka fituar me Barcelonën, është kampion bote dhe ishte më i miri në La Liga.”

Tags: barcelonadecoJulián Álvarezmerkato

Nga Kategoria

Sporti

Como hyn në historinë e Champions League, qyteti me 83 mijë banorë sfidon gjigantët e Europës

10 Shtator, 2026
Lajme

Dy ish-lojtarët e Barcelonës po shkëlqejnë te PSG, Ferran me tripletë dhe Dro protagonist në Champions League

10 Shtator, 2026
Sporti

Mac Allister i përgjigjet Liverpoolit në fushë, Gerrard: “Lëre futbollin të flasë, klubi do të të shpërblejë”

10 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Como hyn në historinë e Champions League, qyteti me 83 mijë banorë sfidon gjigantët e Europës

10 Shtator, 2026

Çfarë e shkaktoi shpërthimin te karburanti në Tiranë? Tre pistat e hetimit, flasin punonjësit

10 Shtator, 2026

Deco sqaron çështjen Julián Álvarez: “Nuk i kemi kërkuar kurrë të thotë se donte të largohej nga Atlético”

10 Shtator, 2026

Dy ish-lojtarët e Barcelonës po shkëlqejnë te PSG, Ferran me tripletë dhe Dro protagonist në Champions League

10 Shtator, 2026

Mac Allister i përgjigjet Liverpoolit në fushë, Gerrard: “Lëre futbollin të flasë, klubi do të të shpërblejë”

10 Shtator, 2026

Mourinho fiton besimin e dhomës së zhveshjes, yjet e Real Madridit bashkohen rreth portugezit

10 Shtator, 2026

Tensionet në protestën e djeshme, 1 i arrestuar dhe 15 nën hetim

10 Shtator, 2026

Trump premton 5 mijë dollarë për çdo amerikan: Nëse republikanët fitojnë zgjedhjet…

10 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.