TIRANË – Ujësjellës-Kanalizime Tiranë (UKT) njofton se është riparuar defekti i regjistruar në linjën e transmetimit DN 1100 mm çelik, i cili kishte sjellë kufizime të përkohshme të furnizimit me ujë në disa lagje të kryeqytetit.
Sipas njoftimit zyrtar të ndërmarrjes, ndërhyrja teknike ka përfunduar gjatë natës. Përmes një komunikate për mediat, UKT deklaroi: “Defekti në linjën e transmetimit DN 1100 mm çelik është riparuar me sukses nga ekipet tona në orët e para të mëngjesit. Faleminderit.”
Me përfundimin e punimeve, ka nisur rimbushja e rrjetit dhe furnizimi me ujë të pijshëm po rikthehet në mënyrë graduale në zonat e prekura, ku përfshihen Selita, Kodra e Diellit, Astiri, Yzberishti, Pallatet Çabej, Kodër Kamëz dhe Fusha Misto Mame.











