Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në malin e Shashicës, në Vlorë.
Flakët po përhapen në terren, ndërsa era po favorizon përparimin e tyre dhe po e vështirëson ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.
Pas alarmit, në zonë janë nisur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë nisur operacionin për izolimin e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse zjarri do të vijojë të përhapet apo do të mund të neutralizohet nga ekipet në terren.











