Në një kohë kur vitin e ardhshëm pritet të zhvillohen zgjedhjet për kryetar bashkie, kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se partia ka nisur përgatitet.
I pyetur nëse PD mund të mbështesë një kandidat të pavarur për Bashkinë e Tiranës, Berisha tha se vendimi pritet të merret në javët e ardhshme.
Ai nuk e përjashtoi as mundësinë e kandidimit të Ilir Alimehmetit, duke e cilësuar atë si një figurë të rëndësishme të PD-së dhe të kryeqytetit.
“PD në kohë shumë të afërt do të nisë përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Çështja e hapjes së garës, ndonëse në një farë mënyrë nuk është se nuk është punuar, është punuar, por po vazhdon puna dhe në momentin më të parë do ta shpallim. Nuk ka vendim që të përjashtohen primaret”, tha kreu i PD.
I pyetur nëse PD do të mbështesë një kandidat të pavarur për bashkinë e Tiranës, ai tha se “gjithçka do vendoset në javët e ardhshme”, ndërsa nuk e përjashtoi edhe kandidaturën e Ilir Alimehmetit.
“Ilir Alimehmeti është një personalitet i shquar i PD dhe i qytetit të Tiranës. Gjithçka do përcaktohet në javët e ardhshme”, deklaroi kreu i PD.











