Nëntë persona janë arrestuar, dy janë proceduar penalisht dhe 20 të tjerë janë shpallur në kërkim pas tubimit të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë. Sipas Policisë, ata kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë me sende të forta dhe lëndë piroteknike, si dhe dëmtuan godina të institucioneve shtetërore.
Në vijim të veprimeve hetimore, në drejtimin e Prokurorisë, janë arrestuar Altin Koçi, Pajtim Lushi, Eden Bulku, Shkëlzen Mujsaku, Orjan Cishkeku, Zyber Muça, Silvi Haxhi, Marlon Ladage, Klejdi Mehaj dhe Endri Doku.
Gjithashtu, është arrestuar Endri Doku, 20 vjeç, i cili, sipas Policisë, kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhja”. Ai dyshohet se është përfshirë edhe në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të 24 tetorit 2026.
Gjatë kontrollit në banesën e Klejdi Mehajt, 20 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia bën me dije se vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.











