Një debat virtual mes Françeska Muratit dhe një ndjekëseje ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi biseda mes tyre përfundoi me replika të forta.
Një ndjekëse, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, i ka shkruar ish-banores së “Big Brother VIP”, duke e ofenduar përmes një komenti.
Françeska nuk ka qëndruar pa përgjigje, duke iu kundërpërgjigjur me një koment po aq thumbues.
Debati mori një tjetër drejtim kur ndjekësja i shkroi: “Nuk m’i hedhin sytë burrat e martuar dhe unë nuk e lë burrin tim për një të tillë.”

Biseda është bërë publike nga gazetari Elton Tozaj, i cili ka komentuar me ironi për mënyrën se si dyshja është përplasur në rrjetet sociale.











