• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 15 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Më 9 shkurt Kosova mban zgjedhjet, Haradinaj: E kam një ndjenjë që do t’i befasojmë të gjithë me rezultatet

4 Shkurt, 2025
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa na ndajnë vetëm 5 ditë nga zgjedhjet në Kosovë, kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se rezultatet e 9 shkurtit  do të jenë të befasishme.

Në një tubimin elektoral në Prishtinë, Haradinaj tha se me të në krye të qeverisë do të zbatohet plotësisht Ligji për kryeqytetin, që sipas tij, do të sjellë mundësi e kompetenca të reja për Prishtinën.

“Në vjeshtën e 99-ës kam ardhur të banoj në Prishtinë. Banesa ime e parë ka qenë një kontejner në shtabin e përgjithshëm të TMK-së [Trupave Mbrojtëse të Kosovës]. Një kontejner i ftohtë. Pastaj e kam vazhduar jetën time në një shtëpi në Dragodan ku kemi qenë e gjitha familja, vëllezërit, motrat, kallaballëk. Me kalimin e kohës etapat kanë ecur e kemi parë ndryshimin e Prishtinës e të Kosovës. E dua këtë qytet për shumë arsye, por e dua sepse është kryeqyteti im…Në mandatin tim të fundit qeverisës që ishte gjysmë mandati, me shpejtësi e kam aprovuar, nxjerrë, Ligjin për kryeqytetin. Iu siguroj që ky ligj nuk është vetëm fakti që shtohet buxheti. Por, kryeqytetit i shtohen mundësi, i jepen vendime, kompetenca të reja. Ende nuk është i zbatuar në plotëni ky ligj, por duhet të shkojë përpara”, tha Haradinaj.

Lexo edhe:

Bardh Spahia thyen këmbët në ndeshjen e futbollit me djalin dhe nipat

Ministri i jashtëm rus shkon me bluzë që ka mbishkrimin e Bashkimit Sovietik në takimin e Alaskas

Haradinaj tha se të gjitha subjektet politike gradualisht po i “bashkohen programit të Koalicionit për Kosovën Fituese”, derisa përmendi zotimet për rritjen e pagave në sektorin publik dhe pensionet.

Haradinaj premtoi anëtarësimin në NATO në kohë rekorde, zhvillim ekonomik të vendit e ndërtim të çerdheve.

“Sigurinë e plotë të përjetshme, anëtarësimin në NATO, unë iu siguroj që mundem me përfundu në kohë rekord… Mund ta ndihmoj zhvillimin ekonomik të vendit, ta përshpejtoj në dy elemente. Një, do ta mobilizojmë sektorin privat me ligjin për investime strategjike që do të përshtate. Dhe dy, do të thithim fonde dhe financa prej partnerëve, aleatëve, dhe investime të diasporës. Do ta krijojmë një situatë ku të punësuari në sektor publik, pensionet, fëmijët që nuk kanë çerdhe, do të kenë çerdhe, të punësuarit do të kenë paga, i kemi folur për pagën minimale. Të gjithë po vijnë tek ato që ne i kemi thënë në program. Gradualisht të gjithë po bashkohen në programin tonë. Është i mirë ky program, le ta marrin të gjithë. Por, lista më e mirë që e zbaton këtë program është 137…E kam një ndjenjë që do t’i befasojmë të gjithë me rezultat. Ne nuk kemi kompani të huaja të na zbukurojnë fushatën, ne e kemi bërë vet. U tha që nuk kemi autobusë, e vërtetë që s’ka autobusë. Kudo që kemi shkuar në Kosovë është plot ”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se kanë mbetur pak ditë ku qytetarët do të mund të zgjedhin mes Kosovës fituese dhe, siç e quajti ai, Kosovës së mashtrimit, që qeverisi 4 vjet sipas tij.

“Edhe pak ditë na mbetet të zgjedhim mes Kosovës fituese dhe mashtrimit. Edhe pak ditë na mbesin të zgjedhim mes Kosovës fituese e shpifjes. Edhe pak ditë na mbesin të zgjedhim mes Kosovës fituese dhe Kosovës së stagnuar. Edhe pak ditë na mbetën mes një Kosovë që bashkon energjitë e burrave, grave, e djemve dhe vajzave të reja dhe asaj që përçan e polarizon shoqërinë e Kosovës…4 vjet Kosova ka humbur shumë, 4 vjet humbje çdo ditë. Mos shkoni t’i plotësoni nevojat e egove të individëve. Nuk iu thërrasim ejani të votoni të fitojmë ne. Ne duam të fitojë Kosova. Kosova ka provuar para katër viteve se çka do të thotë të fitojë një parti e të humbë Kosova. Para 4 viteve ka fituar një parti, e çdo ditë për 4 vite ka humbur Kosova”, tha Haradinaj.

Tags: kosoveramush haradinajzgjedhje

Nga Kategoria

Aktualitet

Bardh Spahia thyen këmbët në ndeshjen e futbollit me djalin dhe nipat

15 Gusht, 2025
Bota

Ministri i jashtëm rus shkon me bluzë që ka mbishkrimin e Bashkimit Sovietik në takimin e Alaskas

15 Gusht, 2025
Lajme

PSG planifikon edhe dy transferime të mëdha

15 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Bardh Spahia thyen këmbët në ndeshjen e futbollit me djalin dhe nipat

15 Gusht, 2025

Ministri i jashtëm rus shkon me bluzë që ka mbishkrimin e Bashkimit Sovietik në takimin e Alaskas

15 Gusht, 2025

PSG planifikon edhe dy transferime të mëdha

15 Gusht, 2025

Takimi i sotëm me Putin, a po synon Trump çmimin ‘Nobel për Paqe’?

15 Gusht, 2025

Ka plagë në krahun e zemrës, niset me urgjencë drejt Spitalit të Traumës 27-vjeçari i plagosur në Korçë

15 Gusht, 2025

“A do të pranoni një armëpushim?”, Presidenti Putin u shmanget pyetjeve të gazetarëve 

15 Gusht, 2025

Opinion nga Kristi Gongo: Krimi i përsëritur i 14-vjeçarëve dhe dy standardet e drejtësisë

15 Gusht, 2025

Zbardhet dinamika e plagosjes në Korçë! 27-vjeçari u qëllua “për një fjalë goje! Autori dhe i riu ishin në një tavolinë, më pas…

15 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.