• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Përballë ke rininë, jo Saliun”, Muçi përplaset me Ballën! Socialisti: Këtu je aksidentalisht, nuk tallem me protestën

13 Korrik, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Me debate është shoqëruar seanca e sotme plenare, mes deputetit të “Lëvizja Bashkë” Redi Muçi dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Muçi deklaroi nga foltorja se në Strasburg nuk mund të nënshkruhet asnjë rezolutë e përbashkët që nuk merr parasysh kërkesat e protestuesve, ndërsa renditi edhe njëherë kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.

Më pas, Muçi iu drejtua Ballës, duke e akuzuar se tallet me protestuesit përmes postimeve që bën në rrjetet sociale.

Lexo edhe:

Tjetër tragjedi me elektriçistët, humb jetën 34 vjeçari në Shkodër

Vaji i ullirit zbret në 500 lekë për litër, fermerët refuzojnë ta shesin!

“Një thirrje të fundit ia drejtoj Taulantit që çdo ditë merr fotot e orës 7 nga protesta dhe tallet me protestuesit. Kujdes se përballë nuk ke Saliun, por rininë shqiptare. Vazhdo me syleshtësinë tënde. Po jua kthej me fjalët e Viktor Hygosë: ‘Milord, po ju them se populli jam unë. Sot po më shtypni e tallni, por mjafton që akulli të kriset dhe gjithçka merr fund. Dridhuni milord’”, u shpreh Muçi.

Në përgjigje, Taulant Balla i tha deputetit se nuk ka asnjë të drejtë politike apo morale të flasë në emër të popullit, duke theksuar se ai ndodhet në Kuvend pas dorëheqjes së një deputeti tjetër.

“Ti s’ke asnjë të drejtë, as politike, as morale të flasësh në emër të popullit, sepse në këtë sallë në emër të popullit flet shumica e dalë nga vota e një viti më parë, ndërsa ti ke ardhur aksidentalisht, pas dorëheqjes së një deputeti tjetër, ke ardhur hajdutshe”, deklaroi Balla.

Ministri mohoi se tallet me protestën, duke thënë se postimet e tij janë një formë transparence për të treguar, sipas tij, përçarjen e protestës pas përfshirjes së opozitës.

“Nuk tallem me protestën. Kur nisi ishte e bukur. Statuset e mia të orës 7 tregojnë sesi, kur hyri Saliu, Gonia, Qorri apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat si puna jote”, tha Balla, ndërsa vijoi me akuza edhe ndaj deputetit Goni, duke ngritur pretendime për shitjen e një apartamenti dhe duke shtuar se “flamingot janë zog shumë i pastër dhe nuk rri me llumin, prandaj ikën nga ju”.

Nga Kategoria

Aktualitet

Tjetër tragjedi me elektriçistët, humb jetën 34 vjeçari në Shkodër

9 Nëntor, 2026
Aktualitet

Vaji i ullirit zbret në 500 lekë për litër, fermerët refuzojnë ta shesin!

9 Nëntor, 2026
Aktualitet

Jep dorëheqjen drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu

9 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tjetër tragjedi me elektriçistët, humb jetën 34 vjeçari në Shkodër

9 Nëntor, 2026

SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!

9 Nëntor, 2026

Manchester United ende pa vendim për Carrick, e ardhmja e trajnerit mbetet pezull

9 Nëntor, 2026

U gjobit 5 mln lekë për protestën, historia prekëse e 17-vjeçarit: Pa nënë, pa drita dhe në varfëri

9 Nëntor, 2026

Kane jashtë formacionit më të mirë të FIFPro, Spanja dominon me katër lojtarë

9 Nëntor, 2026

Trump vë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të mesmandatit, pasi më herët pranoi rezultatin

9 Nëntor, 2026

Merz kushtëzon buxhetin e ri të BE-së: Të gjitha shtetet anëtare të kontribuojnë me financimin e Ukrainës

9 Nëntor, 2026

Vaji i ullirit zbret në 500 lekë për litër, fermerët refuzojnë ta shesin!

9 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.