• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 24 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Çmenduria e ARRSH-së – Unaza e Burrelit që u shemb kushtoi 1.3 milionë euro, tender 955 mijë euro për ta riparuar!

13 Qershor, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga rrugët e shumta që u shemb ishte edhe Unaza e Burrelit, një investim për të lehtësuar kalimin e mjeteve, kryesisht të rënda, për të evituar qendrën e qytetit. Natyrisht, ndërtimi i një rruge gjithmonë është pozitiv, pasi sjell lehtësi për përdoruesit dhe kursim energjie, kohe e paraje.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Por, në këtë vendin tonë të vogël, ndërtimi i rrugëve gjithmonë është shoqëruar me abuzime të shumta, me tendera të paracaktuar, preferenca për firmat fituese apo edhe shembje masive, që nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, aq sa ka izoluar edhe krahina të tëra.

Por, skandalet me këto rrugët që shemben qëndron te vendimmarrja e institucioneve përgjegjëse, të cilat në vend që të detyrojnë firmat që i bëjnë këto rrugë shkel e shko, shpenzojnë të tjera para’ për t’i riparuar, megjithëse janë brenda garancisë.

Lexo edhe:

Ministri Gogu për masën e sigurisë ndaj ish-drejtueses së SHISH: Përgjegjësia penale është individuale

Vlora Hyseni në arrest shtëpiak/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë llogari për situatën me SHISH

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, ditët e fundit kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli, ka firmosur një tjetër tender të dyshimtë, atë të rifinancimin e Unazës së Burrelit. Ende pa dalë shkaktarët e shembjes, nëse faji ishte i projektuesit apo ndërtuesit, ky Autoritet bën tender dhe me paratë e shqiptarëve të varfër që po vidhen dita – ditës do të riparojë gabimet e firmave private.

Objekti i tenderit është “Masa inxhinierike Unaza Burrel”, ndërkohë që fondi limit është 90,833,340 lekë. Nëse do të konvertojmë në euro, me kursin e sotëm, shuma shkon në plot 955 mijë euro. Një vlerë tepër e lartë, aq më tepër jo nga xhepat e shkaktarëve, por nga xhepat e taksapaguesve, duke qenë se kostoja totale e ndërtimit të asaj rruge ishte vetëm 1.3 milionë euro.

Nëse e kanë bërë gabim, qoftë projektimin apo ndërtimin, përse nuk ndëshkohen? Madje të referohen te organet ligjzbatuese, pasi në këtë rast kemi një dëm të konsiderueshëm në buxhet të shtetit. Por, prapaskenat e tenderit të parë apo këtij të dyti që është gati, tregojnë shumëçka, pasi koha e ka treguar se firmat ndërtuese që nuk e bënë mirë rrugën shkojnë dhe fitojnë edhe këto tenderat e rinj, siç ishte rasti i shembjes në Librazht.

Prej shumë muajsh, Unaza e poshtme e qytetit të Burrelit është jashtë funksionit, pasi ka pësuar 4 shembje, ku dy prej tyre kanë dëmtuar gjithë trupin e karrexhatës. Më problematike paraqitet në anën perëndimore të saj, ku të paktën në dy vende e gjithë traseja është dëmtuar rëndë duke bërë që në të të mos kalojë asnjë lloj automjeti.

Pjesa më e madhe e banorëve e kanë të pamundur të shkojnë me automjete tek shtëpitë e tyre, ndërsa shembja e rrugës vazhdon, ka vënë në rrezik edhe banesat. Rikonstruksioni total i Unazës së Poshtme të qytetit të Burrelit është financim i Autoritetit Rrugor Shqiptar, me vlerë 128 milion lekë të reja, i nisur dy vite më parë. Projekti po zbatohej nga kompania “ULZA” sh.p.k, me pronar ndërtuesin Ndue Shpani, e cila vetëm në Mat ka fituar projekte për rikonstruksionin e katër shkollave si dhe projektin “Parku Tematik” në Bulqizë.

Unaza e Burrelit është aktualisht e pa aksesueshme, edhe pse punimet për rikonstruksionin e kësaj unaze nisën dhe përfunduan vitin e kaluar. Unaza nuk u vendos në funksion të plotë për shkak të nisjes së dëmtimit nga reshjet e shirave në Tetor të vitit 2025.

Objekti mbeti i pakolauduar dhe i pa marrë në dorëzim. Rruga ka qenë vazhdimisht problematike përsa i përket shembjeve, ku që prej vitit 2010 ishte thuajse e pakalueshme për mjetet e tonazhit të rëndë./voxnews

Nga Kategoria

Lajme

Ministri Gogu për masën e sigurisë ndaj ish-drejtueses së SHISH: Përgjegjësia penale është individuale

24 Shtator, 2026
Kryesore

Vlora Hyseni në arrest shtëpiak/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë llogari për situatën me SHISH

24 Shtator, 2026
Lajme

Nis protesta, shoqërohen dy persona pranë Ministrisë së Brendshme

24 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ministri Gogu për masën e sigurisë ndaj ish-drejtueses së SHISH: Përgjegjësia penale është individuale

24 Shtator, 2026

Vlora Hyseni në arrest shtëpiak/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë llogari për situatën me SHISH

24 Shtator, 2026

Nis protesta, shoqërohen dy persona pranë Ministrisë së Brendshme

24 Shtator, 2026

“Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i kam ndal për ty” – Deklarata të forta dashurie nga Vlora Hyseni për Ergys Agasin: Të du!

24 Shtator, 2026

“E godita me thikë disa herë në bark”/ Vrasja te “Petro Nini”, çfarë deklaroi autori në komisariat

24 Shtator, 2026

Me armë zjarri në shtëpi, 2 të arrestuar në Tiranë e Krujë! Sekuestrohen pistoletë, kallashnikov e shënjestër optike

24 Shtator, 2026

Asambleja e OKB, Vuçiç falënderon shtetet që nuk njohin Kosovën: E dimë që ju kanë bërë presion! Sytë katër kur nënshkruani me fuqitë e mëdha

24 Shtator, 2026

Sot Kuvend/ Dy interpelanca me ministrat Jaupaj e Kumbaro, diskutohet për dërgimin e ushtarakëve në Gaza

24 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.