• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Sot Kuvend/ Dy interpelanca me ministrat Jaupaj e Kumbaro, diskutohet për dërgimin e ushtarakëve në Gaza

24 Shtator, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën plenare të sotme më 24 shtator pritet të zhvillohen dy interpelanca të kërkuara nga opozita, përkatësisht me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupajn, dhe ministren e Arsimit, Mirela Kumbaron.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ministri Jaupaj do të përballet me pyetjet e opozitës lidhur me situatën e 102 kontejnerëve që përmbajnë rreth 2,816 tonë mbetje të rrezikshme dhe toksike. Sipas opozitës, këto mbetje vijojnë të qëndrojnë në zonën periferike të Durrësit dhe kërkohet informacion mbi masat që janë marrë për trajtimin e tyre.

Në interpelancën me ministren Kumbaro, opozita do të kërkojë sqarime për gjendjen në kopshte dhe çerdhe, duke ngritur shqetësimin për mbingarkesën e kapaciteteve pas bashkimit të disa institucioneve. Sipas pretendimeve të PD-së, në disa raste numri i fëmijëve në një grup arrin deri në 70.

Lexo edhe:

Berisha në SPAK, do të japë dëshmi për Irena Gjokën

Kush është Esmeralda Hasani? Profil i drejtueses së re të SHISH, nga karriera akademike te institucionet shtetërore

Një tjetër çështje që pritet të diskutohet është zhvillimi i mësimit me dy turne në shkollat e Sarandës. Opozita kërkon të dijë nëse ekziston një plan konkret dhe një afat për eliminimin e kësaj problematike.

Krahas interpelancave, në rendin e ditës janë përfshirë edhe disa projektligje. Kuvendi pritet të shqyrtojë dërgimin e trupave ushtarake shqiptare në Gaza, në kuadër të Forcës së Stabilitetit të krijuar nga Bordi i Paqes, nismë e thirrur nga presidenti amerikan Donald Trump.

Gjithashtu, deputetët do të diskutojnë projektligjin për sigurinë juridike, mbrojtjen e zotëruesve të titujve dhe integritetin e tregut. Nisma synon të përcaktojë më qartë kompetencat dhe rolin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Rendi i ditës

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 24.9.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.9.2026.
  2. Njoftime.
  3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
  4. Interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
  5. Projektligji “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”.
  6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10236, datë 18.2.2010, “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike”.
  7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Nga Kategoria

Aktualitet

Berisha në SPAK, do të japë dëshmi për Irena Gjokën

12 Nëntor, 2026
Aktualitet

Kush është Esmeralda Hasani? Profil i drejtueses së re të SHISH, nga karriera akademike te institucionet shtetërore

12 Nëntor, 2026
Kryesore

Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit në GJKKO, sot kundërshtimet e ish-deputetes për lobimin në SHBA

12 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Berisha në SPAK, do të japë dëshmi për Irena Gjokën

12 Nëntor, 2026

Kush është Esmeralda Hasani? Profil i drejtueses së re të SHISH, nga karriera akademike te institucionet shtetërore

12 Nëntor, 2026

Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit në GJKKO, sot kundërshtimet e ish-deputetes për lobimin në SHBA

12 Nëntor, 2026

Presidenti Begaj dekreton Esmeralda Hasanin në krye të SHISH

12 Nëntor, 2026

Investigimi i medias britanike: 280 paund në ditë për të shitur kokainë! Si rrjetet kriminale shqiptare kanë zgjeruar kontrollin mbi tregtinë e drogës! Rekrutimi përmes TitTok-ut

12 Nëntor, 2026

BIRN: Përplasja për pagat, pasoja për pavarësinë e gjyqësorit! Qeveria shqiptare përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve

12 Nëntor, 2026

Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë, Kushner dhe Witkoff takohen sot me Putinin

12 Nëntor, 2026

Francë: Anëtari i Gardës së Nderit humb ndjenjat, ky është reagimi i presidentit Macron

12 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.