• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 21 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Hita në Fier e Gjirokastër: Në fokus lufta kundër drogës, ndërtimet pa leje dhe siguria në shkolla

19 Maj, 2026
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, gjatë ditës së sotme, ka zhvilluar takime në drejtoritë vendore të Policisë Fier dhe Gjirokastër dhe në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë takimeve, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga efektivët, angazhim maksimal për rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e paligjshmërive dhe ndjekjen në dinamikë të shqetësimeve të qytetarëve.

Ai kërkoi punë intensive hetimore dhe operacionale për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, evidentimin e ndërtimeve të paligjshme dhe të krimeve të tjera mjedisore, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim.
Drejtori u ndal edhe në çështjen e sigurisë në shkolla dhe kërkoi angazhim maksimal të strukturave policore, deri në përfundimin e vitit shkollor, për monitorimin e perimetrit të sigurisë dhe të territorit në afërsi të shkollave, nga agjentët e Policisë Kriminale dhe Patrullat e Përgjithshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike dhe parandalimin e përdorimit të automjeteve nga të rinjtë e papajisur me leje drejtimi.

Lexo edhe:

Rama “përplaset” me Arjan Konomin në Vuno – Gazetari: Më shoqëruan në Polici. Kryeministri nxjerr videon: Ja si është e vërteta

Himni shqiptar nuk u luajt gjatë vizitës së Mickoskit, reagon Rama: Shqipëria nuk do t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë parodisë së Pustecit

Gjatë takimeve, Drejtori i Përgjithshëm u ndal dhe te sezoni turistik dhe ka kërkuar nga shërbimet e Policisë, performancë, sjellje, etikë, komunikim, angazhim maksimal dhe reagim në kohë për çdo rast.

Një detyrë tjetër që la Drejtori i Përgjithshëm ishte ndjekja në dinamikë e shqetësimeve të qytetarëve, sado i vogël që të jetë. Ai kërkoi nga shërbimet e Policisë, që t’i ndjekin me përparësi shqetësimet, t’i kushtojnë rëndësi sinjalizimeve për dhunë në familje, konflikteve dhe t’i trajtojnë rastet me profesionalizëm.

Drejtori vuri theksin edhe te siguria rrugore dhe kërkoi performancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, monitorim me mjete logjistike bashkëkohore dhe asnjë ndalimin të automjeteve, pa shkak, në akset kryesore nacionale.

Më tej, Drejtor Hita theksoi se në qendrat urbane, Policia Rrugore duhet të angazhohet maksimalisht për ndëshkimin e parkimeve të gabuara që bëhen burim aksidenti ose pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve, për xhirimet e gomave apo zhurmën që gjenerojnë marmidat e modifikuara, për drejtimin e automjeteve, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shpejtësinë tej normave të lejuara dhe për çdo shkelje që rrezikon jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë takimit në Gjirokastër, Drejtori i Përgjithshëm la porosi për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, rritjen e bashkëpunimit me homologët grekë, për menaxhimin e rasteve të fluksit të lëvizjeve, duke shtuar sportelet për qytetarët.

Nga Kategoria

Kryesore

Rama “përplaset” me Arjan Konomin në Vuno – Gazetari: Më shoqëruan në Polici. Kryeministri nxjerr videon: Ja si është e vërteta

21 Gusht, 2026
Aktualitet

Himni shqiptar nuk u luajt gjatë vizitës së Mickoskit, reagon Rama: Shqipëria nuk do t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë parodisë së Pustecit

21 Gusht, 2026
Aktualitet

Krim brutal në aeroportin e Antalias/ Ish-polici ekzekuton me armën e shërbimit partneren e tij 38-vjeçare, e kërcënonte vazhdimisht për…

21 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rama “përplaset” me Arjan Konomin në Vuno – Gazetari: Më shoqëruan në Polici. Kryeministri nxjerr videon: Ja si është e vërteta

21 Gusht, 2026

Himni shqiptar nuk u luajt gjatë vizitës së Mickoskit, reagon Rama: Shqipëria nuk do t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë parodisë së Pustecit

21 Gusht, 2026

Krim brutal në aeroportin e Antalias/ Ish-polici ekzekuton me armën e shërbimit partneren e tij 38-vjeçare, e kërcënonte vazhdimisht për…

21 Gusht, 2026

“Sokol Vata po ngacmonte një grua”/ Miqtë e turistit portugez zbardhin detaje nga ngjarja në Ksamil: Mendes ishte i pari që ndërhyri, por…

21 Gusht, 2026

Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit kriminal që dyshohet se trafikoi 7.5 tonë kokainë

21 Gusht, 2026

Çifti që vdiq në Manzë u martuan në “fshehtësi”?! Familja e Sarës thotë se nuk e dinin për martesën, hasin pengesa në tërheqjen e trupit të vajzës

21 Gusht, 2026

Terrorizoi qytetarët duke thyer xhamin e “Green Line” pas sherrit me shoferin, ARRESTOHET 33-vjeçari

21 Gusht, 2026

Historia e pabesueshme e shqiptarit që pretendon se depërtoi në Al-Kaeda, si agjent i CIA-s

21 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.